Fundjava ishte më e preferuar pranë televizorit, ku së bashku me familjen të gjithë bëheshin bashkë për të shikuar filma, për të qeshur pa fund e për t’u disponuar të gjithë. E të gjitha këto për shumë vjet me radhë, kishin vetëm një emër, Mr. Bean.
Gazetar: Liridon Spahiu
Është pikërisht ky personazhi më i famshëm në të gjithë botën sa i përket komedisë, i cili portretizohet nga Rowan Sebastian Atkinson.
Karriera e Rowan, fillimisht nisi si një këngëtar kori në kishën e Newcastle, aty ku u lind dhe u rrit në një fermë të vogël.