Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar nga qelia në lidhje me shortin që u hedh dje nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Nga ai short u caktua që koalicioni “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” të renditet i pari në fletën e votimit për zgjedhjet e 11 majit.
Meta shprehet se nga koalicioni del i pari dhe me 11 maj do të jetë me një fitore madhështore.
“Koalicioni ynë, “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, starton garën me numrin 1.
Koalicioni ynë del po i pari më 11 Maj me një fitore madhështore!
Më 11 maj fitorja plebishitare fillon nga Tirana dhe do të përqafojë të gjithë Shqipërinë si një flamur madhështor shprese!”, shkruan Meta.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...