string(81) "te-pakten-tete-te-vdekur-disa-te-tjere-te-plagosur-nga-sulmi-ne-shkolle-ne-austri"

Lajme

Gazeta Express

10/06/2025 11:44

Të paktën tetë të vdekur, disa të tjerë të plagosur nga sulmi në shkollë në Austri

Lajme

Gazeta Express

10/06/2025 11:44

Raportime të pakonfirmuara në mediat austriake thonë se të paktën tetë persona janë vrarë në sulm, ndërsa numri i të plagosurve besohet të jetë me “shifra dyshifrore,” sipas asaj që raporton Kronen Zeitung, shkruan The Guardian.

Guardian thotë se gazeta austriake, duke cituar burime lokale dhe persona që ndodheshin në vendngjarje, shkruajnë se dëshmitarët kanë dëgjuar rreth 20 të shtëna me armë brenda shkollës.

Kujdes: të gjitha këto shifra ende nuk janë konfirmuar nga ndonjë burim zyrtar, thekson gazeta britanike.

Ministri i Brendshëm i Austrisë, Gerhard Karner, raportohet se është në rrugë për në Graz.