Të paktën 46 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite, thonë spitalet në Gazë - Gazeta Express
string(77) "te-pakten-46-palestineze-te-vrare-nga-sulmet-izraelite-thone-spitalet-ne-gaze"

Lajme

Gazeta Express

30/07/2025 13:34

Të paktën 46 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite, thonë spitalet në Gazë

Lajme

Gazeta Express

30/07/2025 13:34

Sulmet ajrore dhe të shtënat izraelite në Rripin e Gazës vranë të paktën 46 palestinezë nga nata deri në mëngjesin e së mërkurës, shumica prej tyre në turma që prisnin ushqim, sipas spitaleve lokale.

Mes të vrarëve janë mbi 30 persona që u vranë ndërsa po kërkonin ndihmë humanitare, sipas spitaleve që trajtuan dhjetëra të plagosur.

Ushtria izraelite nuk ka komentuar menjëherë për ndonjërin nga sulmet, por thotë se synon vetëm militantët dhe fajëson Hamasin për viktimat civile, meqë sipas tyre, militantët e Hamasit operojnë në zona me popullsi të dendur.

Vdekjet ndodhën në kohën kur Mbretëria e Bashkuar njoftoi se do ta njohë shtetin palestinez në shtator, përveç nëse Izraeli pranon një armëpushim në luftën me Hamasin, duke ndjekur një deklaratë të ngjashme të presidentit të Francës.

Ministria e Jashtme e Izraelit tha se e refuzon deklaratën britanike.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë, të mërkurën, po ashtu njoftoi për vdekjen e shtatë palestinezëve të tjerë, përfshirë një fëmijë si pasoj kequshqyerjes.

Që nga fillimi i luftës, gjithsej 89 fëmijë kanë vdekur nga kequshqyerja në Gazë.

Ministria shton se 65 të rritur palestinezë kanë vdekur gjithashtu nga kequshqyerja që nga fundi i qershorit, kur filloi të regjistronte vdekjet edhe mes të rriturve.

Hamas e nisi luftën me një sulm të udhëhequr nga militantët në jug të Izraelit më 7 tetor 2023, ku rreth 1,200 njerëz u vranë dhe 251 të tjerë u rrëmbyen. Rreth 50 pengje mbeten ende në duart e Hamasit, edhe pse Izraeli beson se më shumë se gjysma e tyre kanë vdekur. Shumica e të tjerëve janë liruar gjatë armëpushimeve apo marrëveshjeve të tjera.

Fushata hakmarrëse e Izraelit ka vrarë mbi 60 mijë palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë. Kjo shifër nuk bën dallim mes civilëve dhe militantëve. Ministria operon nën qeverinë e Hamasit.

OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare e konsiderojnë atë si burimin më të besueshëm për të dhënat mbi viktimat. /REL/