Sulmet izraelite në të gjithë Iranin kanë vrarë të paktën 406 persona dhe kanë plagosur edhe 654 të tjerë, raporton Associated Press, duke cituar organizatën Human Rights Activists me seli në Washington.
The Guardian shkruan se sipas AP, ky grup verifikon raportet lokale në Iran përmes një rrjeti burimesh që ka zhvilluar në vend, dhe se aktualisht po punon për të identifikuar nëse viktimat janë civilë apo pjesëtarë të forcave të sigurisë.