Të paktën 4 persona kanë vdekur nga tërmeti i fuqishëm që sapo goditi Turqinë - Gazeta Express
string(77) "te-pakten-4-persona-kane-vdekur-nga-termeti-i-fuqishem-qe-sapo-goditi-turqine"

Gazeta Express

24/01/2020 20:40

Të paktën 4 persona kanë vdekur nga tërmeti i fuqishëm që sapo goditi Turqinë

Gazeta Express

24/01/2020 20:40

Një tërmet i fuqishëm, prej 6.7 ballësh të shkallës Rihter, ka goditur Turqinë në mbrëmjen e së premtes.

Ministri i Brendshëm turk, Sulejman Sojlu, ka bërë të ditur se deri më tani është konfirmuar se kanë humbur jetën katër persona.

Lexo Edhe:

Sipas Sojlu, dy persona tjerë janë dërguar në spital, pasi kanë pësuar lëndime.

“Kemi ngritur grupe vëzhgimi, të gjithë janë në krye të detyrës”, është shprehur ai.

“Në Sivrixhe ka 4-5 ndërtesa të shembura. Katër bashkëkombës kanë humbur jetën dhe dy janë lënduar”, ka njoftuar Sojlu.

“Në Elazig janë 10 banesa që kanë pësuar dëmtime”, ka treguar ai.

Ndërkohë, janë publikuar edhe pamjet e para, pas tërmetit të fuqishëm.