string(80) "te-pakten-30-te-vdekur-nga-rrezimi-i-avionit-te-air-india-me-242-persona-ne-bord"

Lajme

Gazeta Express

12/06/2025 13:57

Të paktën 30 të vdekur nga rrëzimi i avionit të Air India me 242 persona në bord

Lajme

Gazeta Express

12/06/2025 13:57

Autoritetet kanë njoftuar se të paktën 30 persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të avionit të kompanisë Air India, me destinacion Londrën dhe me 242 persona në bord.

Sipas Reuters, autoritetet kanë paralajmëruar se bilanci i viktimave pritet të rritet.

Avioni që u rrëzua dhe u përplas në një konvikt mjekësh, ishte nisur drejt aeroportit Gatëick, në jug të kryeqytetit britanik. Ndërkohë, policia njoftoi se ai u rrëzua në një zonë të banuar pranë aeroportit, duke shtuar shqetësimet për viktima edhe mes banorëve të zonës.

Operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë ende.