Të paktën 15 persona të vdekur nga tërmeti në Ekuador - Gazeta Express
string(53) "te-pakten-15-persona-te-vdekur-nga-termeti-ne-ekuador"

Të paktën 15 persona të vdekur nga tërmeti në Ekuador

Lajme

Gazeta Express

19/03/2023 13:35

Të paktën 15 persona kanë vdekur dhe më shumë se 400 janë plagosur, si pasojë e një tërmeti 6.7 shkallë të Rihterit, që e ka goditur gjirin jugor të Ekuadorit.

Është raportuar se ndërtesat janë dëmtuar në disa qytete.

Lexo Edhe:

Provinca jugore, El Oro është prekur më së keqi, dhe, sipas autoriteteve, 12 persona kanë vdekur aty.

Presidenti Guillermo Lasso, u ka bërë thirrje ekuadorianëve që ta ruajnë qetësinë derisa zyrtarët i vlerësojnë dëmet.

Ai, po ashtu, e ka vizituar një spital në qytetin Maçala për të takuar disa të plagosur.

Ky është tërmeti më i fuqishëm që e ka goditur Ekuadorin prej vitit 2016, kur gati 700 njerëz kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë plagosur. /REL