Të paktën 10 të vdekur nga sulmi në Suedi, konfirmon policia suedeze - Gazeta Express
string(67) "te-pakten-10-te-vdekur-nga-sulmi-ne-suedi-konfirmon-policia-suedeze"

Lajme

Gazeta Express

04/02/2025 18:36

Të paktën 10 të vdekur nga sulmi në Suedi, konfirmon policia suedeze

Lajme

Gazeta Express

04/02/2025 18:36

Policia suedeze ka bërë të ditur se rreth 10 persona kanë mbetur të vdekur nga sulmi në një shkollë në Orebro të Suedisë të martën.

“Tani për tani jemi duke i identifikuar të vdekurit”, ka thënë Roberto Eid Forest, shef i policisë lokale, raporton BBC, transmeton Gazeta Express.

Sipas Eid Forest, i dyshuari për sulmin nuk ishte i njohur për organet e zbatimit të ligjit dhe nuk kishte ndonjë lidhje me ndonjë grup bandash. Ata po ashtu nuk besojnë se ka motive terroriste prapa sulmit.

“Ne po punojmë me shërbimet sekrete, por me sa di unë, është një person i panjohur për policinë,” thotë ai kur u pyet nëse sulmuesi jetonte në Orebro – qyteti ku ndodhën të shtënat.

Forest shton se ai “nuk mund të thotë asgjë për llojin e armës” që është përdorur “përveç se ishte një armë zjarri”.

Autori i dyshuar besohet të jetë njëri prej të vdekurve, thotë policia.

I pyetur nga një gazetar nëse nulmuesi qëlloi veten, shefi i policisë lokale të Orebro thotë se ai nuk ka informacion për këtë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement