Të paktën 10 persona u vranë nga sulmi i trupave ruse në qendër të Kharkiv - Gazeta Express
string(74) "te-pakten-10-persona-u-vrane-nga-sulmi-i-trupave-ruse-ne-qender-te-kharkiv"

Lajme

Gazeta Express

01/03/2022 13:16

Të paktën 10 persona u vranë nga sulmi i trupave ruse në qendër të Kharkiv

Lajme

Gazeta Express

01/03/2022 13:16

Në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, si pasojë e granatimeve 10 persona humbën jetën, ndërsa më shumë se 20 u plagosën, raporton Ukrinform, përcjell Express.

Në deklaratë thuhet se ekipet e shpëtimit dhe vullnetarët shpëtuan rreth 10 persona nga rrënojat, teksa shkallet dhe korridoret në të gjitha katet janë shkatërruar plotësisht.

“Të paktën 10 persona u vranë dhe më shumë se 20 u plagosën, ekipet e shpëtimit dhe vullnetarët shpëtuan rreth 10 persona nga rrënojat. Po punohet për pastrimin e rrënojave. Shkallët dhe korridoret në të gjitha katet janë shkatërruar plotësisht”, thuhet në deklaratë.