Të pagjumët dhe paranoja - Gazeta Express
string(24) "te-pagjumet-dhe-paranoja"

OP/ED

Gazeta Express

23/07/2022 13:57

Të pagjumët dhe paranoja

OP/ED

Gazeta Express

23/07/2022 13:57

Qeveria Kurti ka probleme me Insomni paradoksale, (lloj specifik pagjumësie) të cilën shkenca e shpjegon si nënvlerësim të kohës kur subjekti është në gjumë. Ndjehet sikur fle shumë më pak se sa në të vërtetë.

Shkruan: Halil Matoshi

Lexo Edhe:

Politikani kosovar ish komunist Sinan Hasani nga Pozhorani i Gjilanit, ka mbajtur postin më të lartë në ish Jugosllavi, atë të Kryetarit të kryesisë së RSFJ, nga 15 maji 1986 deri më 15 maj 1987. Për të thuheshin shumë batuta, porse mâ ironikja ishte ajo kur një serb në Komitetin e komunistëve jugosllav e pyet me ironi serbin tjetër: “Përse shokut Sinan i janë lëshuar rrathët e errët nën sy”?

Tjetri përgjigjet: “Sepse armiku nuk fle”!

Ishte koha kur njerëzit në Kosovë perceptoheshin në shkallë të gjërë si armiq të shtetit jugosllav.

Dhe sot më shumë se katër dekada më pas, dikush në Kosovë ia shtron pyetjen vetvetës tinëz, athua pse nuk po fle shoku Besnik?Probleme me gjumin po kanë shumica e Qeverisë së Albin Kurtit, sepse simptomatikisht, ata e perceptojnë secilin qytetar kosovar që mendon ndryshe si armik!?

Në rrafshin proverbial, Kosova është në epokën e Sinan Hasanit, ajo drejtohet nga një regjim me kurs ideologjik të majtë dhe jokompetent. 

Ky pushtet, kur s’ka çka t’u thotë gazetarëve për punë shteti, u përgjegjet me vrazhdësi se pyetja ishte banale, se janë të zënë, 24 orë në takime, se…!?

Që do të thotë se vërtet nuk kanë kohë për të fjetur!?

Kur një qytetare e papunë që mban post ministror (Rozeta Hajdari) u pyet nga gazetarët nëse ka ndonjë kohë të përshtatshme për të folur rreth rezervave të shtetit,  ajo tha diçka që shpërfaq subjektin që është duke parë ëndrra në pikë dite, e përfytyron veten ‘non-stop’ të zënë!? Dhe kur gazetari do ta pyeste nëse “non-stop” nënkupton 24 orë në ditë, ajo pamëdyshje e kishte pohuar.

Mirëpo, nëse thuhet së fotografia flet sa njëmijë fjalë, kolegia e Hajdarit, Artane Rizvanolli dëshmoi diçka të trishtueshme në Qeverinë Kurti:  Ajo vuan nga pagjumësia akute, prandaj kotet në detyrë!?

Nëse pagjumësia është sëmundje organike me bazë psikike, kotja në vendin e punës është një patologji shoqërore, pra papërgjegjshmëni!

Çfarë është pagjumësia? Pagjumësia është një çrregullim i gjumit në të cilin keni probleme të bini dhe ose të flini. Gjendja mund të jetë afatshkurtër (akute) ose mund të zgjasë një kohë të gjatë (kronike). Llojet më të shpeshta të pagjumësisë venerohen të jenë: Pagjumësia si vështirësi për zënë gjumi, pagjumësia e mirëmbajtjes së gjumit, pagjumësia e përzier dhe pagjumësia Pagjumësia paradoksale: Kur keni pagjumësi paradoksale, ju nënvlerësoni kohën kur jeni në gjumë. Ndjeheni sikur flini shumë më pak se sa në të vërtetë. Afërmendësh qe Qeveria Kurti II, ka probleme me këtë sindromë.

Lars Lyby në studimin “Krijimi i një patologjie performative” vëneron se çdo fjalë që del nga goja e një fëmije mbart një rritje të helmit për të rriturit që e dëgjojnë. Në situatat tona, në bazë të kësaj teorie, lehtë mund të konkludohet se kemi të bëjmë me një Qeveri në fazë të hershme të zhvillimit dhe fjalët e disa prej anëtarëve të saj, përkufizohen me fëmijëroren, fjalët e të cilëve në gojën e të rriturve perceptohen si skizofreni.

Në romanin e tij “Alfabeti i flakës” (2012), Ben Marcus përshkruan një realitet që nuk mund të përcillet më përmes të të  folurit, sepse vetë gjuha është bërë toksike. Dhe duke qenë se kjo lloj gjuhe negative për çdo gjë, (20-vjetcshjatërrim) është përdorur gjatë, nga Lëvizja Vetëvendosje, ata tashti janë zënë në robërinë e saj dhe shpenzojnë shumë energji në këtë mbërrthim gjuhësor, duke mos pasur zgjidhje për problemet e sotshme dhe në mungesë të rezultateve në sferën publike për çka ata janë votuar!?

Sipas Lybyt, në përgjigje të “epidemisë moderne” të stresit, duket se i jepet një funksion i ngjashëm gjuhës, si një burim sëmundjesh që shfaqen në mes të perceptimit dhe realitetit. Nëse e kundrojmë mënyrën së si flasin për kinse sukseset e tyre përballë shkatrrimit 20-vjeçarë të të tjerëve, qeveritarët e Kosovës shfaqen të paaftë e jokompetentë, të stresuar dhe arrogantë, sepse ashiqare kanë probleme me menaxhimin  e

a) gjuhës fëmijërore dhe

b) stresit.

“Në menagjimin bashkëkohor të stresit, individët stresues konceptohen si robër të një gjuhe që i bën ata të sëmurë” – thotë Lyby.

Sipas këtij siciologu, menaxhimi i stresit kërkon të ndërhyjë në vetë përvojën e individit dhe përshkrimin e mjedisit të tyre dhe të vetvetes, në mënyrë që të gjejë sesi ndjenja e tyre e realitetit shtrembërohet dhe shtrembërohet nga mendimet dhe emocionet negative: “Çështja është të shmangni mendimet negative të mos bëheni viktimë e vetes suaj” thotë ky autor.

Në këtë tezë, autori mësynë të zhbllokojë problemin e stresit nga nocionet e shkakut dhe efektit të thjeshtë që gjenden në “ekuilibrin punë-jetë” – këtu, për momentin ai të lë mënjanë pyetjen shkakësore se si ka diçka “atje jashtë” (në shoqëri) që ndikon në një gjendje “brenda” (individit) dhe tregimi i mëposhtëm nuk jep një përgjigje se pse njerëzit janë të stresuar, por ndjek se si kjo “pse” ndër të tjera i drejtohet subjekteve si një mjet vetëvlerësimi. E vetëvlerësimi – në rastin e pushtetit tek ne – është në shpërputhje me realitetin, sepse “nga brenda”, perceptohen penguesit kryesor “ata jashtë”!? Paaftësia e menagjimit të stresit “brenda” (në zyrë) rritet me rritjën e kërkesave nga jashtë!?

Fillimisht, saga e pagjumësisë kushte nisë me zgjedhjet e fundit,

kur Besnik Bislimi pati thënë se ka një javë pa fjetur për shkak të rezultatit zgjedhor, përtej pritjeve!

Pastaj kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar se zëvendësi i tij, Besnik Bislimi s’fle rehat, duke e rikthyër në sferën e publikes çështjen e pagjumësisë së vartësve të tij. Por, duket se në këtë budallallëk ka sistem: Zhvendosje e vëmendjës së publikut në periferi të problemeve madhore!?

“…është preokupimi ynë kryesor dhe kjo është çështja numër 1 me të cilën zgjohet në mëngjes dhe bie të fle në mbrëmje zëvendësi im – nëse fle – Besnik Bislimi.”

Kështu foli Kurti dhe nuk dihet nëse edhe ky vuan nga pagjumësia paradoksale?

Sëfundi, kur në komision parlamentar Bislimi u shpotit nga opozita, nëse ka fjetë mjaftueshëm ose jo, ai nuk u duk shumë i shqetësuar për këtë, por shqetësuese ishte gjuha me të cilën ai sqaronte deputetët!?

Pa rrjedhë të natyrshme logjike,

dhe duke e spostuar fajin tek të tjerët: “Ma kanë shqyer raportin shtatë faqësh”, tha ai si në vaj, thua se ai raport ishte kopja e vetme parake dhe unike që nuk reprodukohet më kurrë!?

Ky njeri e nënvlerëson kohën që kalon në gjumë, sepse i është pikë të shfaqet tek shkrihet si çiriu i Naimit, për t’i ndriçuar udhët tona!?