‘Të negociosh paqen’ viziton Milanon - Gazeta Express
string(34) "te-negociosh-paqen-viziton-milanon"

Arte

Gazeta Express

19/06/2025 14:45

‘Të negociosh paqen’ viziton Milanon

Arte

Gazeta Express

19/06/2025 14:45

Qendra Multimedia ka njoftuar së këtë vit do të jenë pjesë e festivalit LIFE me shfaqjen “Të negociosh paqen”, që do të prezantohet në ‘Teatro Out Off’ më 20 dhe 21 qershor nga ora 19:30.

Njoftimi i plotë:

Këto prezantime në Milano vijnë pas një varg prezantimesh të suksesshme të shfaqjes “Të negocosh paqen” në qytete të ndryshme evropiane, përfshirë Hamburg, Munster, Leipzig, Zagreb, Oslo, Pragë, Cividale del Friuli, Firence etj.

Këtë here, po rikthehemi në Itali në një festival që feston teatrin bashkëkohor që frymëzohet nga ngjarje të kohës sonë dhe duke i marrë ato për pikënisje, u çel udhë debateve shoqërore kohërisht relevante.

Festivali LIFE i organizuar nga Zona K në Milano të Italisë propozon një teatër që vëzhgon dhe interpreton të tashmen, merr të dhëna reale dhe i rikthen ato në shfaqje teatrore. Marrëdhënia me realitetin bëhet objekt dhe mjet i një hulumtimi që përzien narrativat dhe gjuhët, rishqyrton konceptin e dhe  riformulon kriteret e përjetimit dhe të përvetësimit të hapësirës duke hapur lidhje të drejtpërdrejta me sociologjinë, urbanistikën, statistikën, historinë, ekonominë dhe teknologjinë.

E frymëzuar nga libri i Richard Holbrooke “To End a War” dhe nga romani i Kadaresë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, komedia NEGOTIATING PEACE ballafaqon publikun me sfidat, frikën dhe shpresën që e shoqërojnë përpjekjet për arritjen e paqes. Në mënyrë satirike dhe politike, shfaqja prek negociatat e paqes pas luftërave të mëdha, përfshirë rastin e Kosovës, Ukrainës, Lindjes së Mesme, Irlandës së Veriut, etj.

E shkruar nga Jeton Neziraj dhe me regji të Blerta Nezirajt, shfaqja është prodhuar nga Qendra Multimedia nga Prishtina, në bashkëpunim me Teatrin e Pergolas (Itali); Festivalin euro-scene Leipzig (Gjermani); Teatrot e Qytetit Pragë (Çeki); R.A.A.A.M (Estoni); Mittelfest (Itali); Kontakt (Bosnjë dhe Hercegovinë); Black Box Teater (Norvegji) dhe My Balkans (SHBA/Serbi).

Pjesë e edicionit të vitit 2025 të Festivalit LIFE i cili ka nisur më 7 maj dhe do të zgjasë deri më 21 qershor kanë qenë edhe shumë shfaqje nga vende të ndryshme të botës përfshirë Spanjën, Gjermaninë, Holandën, Italinë, Francën, Zvicrën, Belgjikën, Palestinën, Mbretërinë e Bashkuar, Libanin e Bjellorusinë.