Të mirat shëndetësore nga piperi i kuq djegës - Gazeta Express
string(45) "te-mirat-shendetesore-nga-piperi-i-kuq-djeges"

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

22/02/2024 19:39

Të mirat shëndetësore nga piperi i kuq djegës

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

22/02/2024 19:39

Nëse piperi i kuq djegës shtohet në ushqim duke mos u tepruar, mund të jetë i mirë për organizmin pasi ofron disa të mira shëndetësore.

Piperi i kuq djegës përmban pak proteinë, pak karbohidrate e shumë pak yndyra.

Lexo Edhe:

Por, 45 gramë nga ky lloj i piperit përmbajnë 72% të nevojave ditore që organizmi i njeriut ka për vitaminë C, 13% të nevojës ditore për vitaminën B6 dhe 5% të vitaminës K, raporton Health Line.

Kjo do të thotë që specat djegës përmbajnë sasi të mëdha të vitaminës C. Pasi këta speca teren, bluhen e bëhen piper përmbajnë shumë sasi të kësaj vitamine e cila është esenciale për shëndetin e mirë të njeriut dhe e mbron organizmin kundër infeksioneve.

Një tjetër përbërës që gjendet në specat djegës është capsaicina. Është raportuar se ky përbërës mbron kundër kancerit të prostatës. Capsaicina liron nxehtësi dhe si e tillë përdorët nga farmacistët në disa fasha ngjitëse, të cilat aplikohen për të trajtuar dhimbjet e shpinës.

Disa studime kanë sugjeruar se këta speca mbrojnë nga sëmundjet e zemrës.

Piperi i kuq i jep shije ushqimit, duke bërë që të jetë një zëvendësim i mirë për kripën e tepërt.