Të martën sfidojnë Kosovën, ja veprimi i Erdoganit pas fitores së kombëtares turke dje - Gazeta Express
string(85) "te-marten-sfidojne-kosoven-ja-veprimi-i-erdoganit-pas-fitores-se-kombetares-turke-dje"

Sport

Gazeta Express

27/03/2026 10:33

Të martën sfidojnë Kosovën, ja veprimi i Erdoganit pas fitores së kombëtares turke dje

Sport

Gazeta Express

27/03/2026 10:33

Pas triumfit ndaj Rumanisë, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan bisedoi me ministrin e Rinisë dhe Sportit Osman Ashkın Bak, presidentin e Federatës Turke të Futbollit, Ibrahim Ethem Haçiosmanoglu, trajnerin e Ekipit Kombëtar Vincenzo Montella dhe lojtarët e kombëtares.

Siç shkruajnë mediat turke, Erdogani fillimisht përgëzoi presidentin e federatës për suksesin e ekipit kombëtar dhe më pas shkëmbeu fjalë edhe me trajnerin Montella e futbollistin Barish Alper Yilmaz.

Ai gjithashtu u uroi atyre suksese në ndeshjen finale të play-off kundër Kosovës të martën, më 31 mars 2026, e cila do të luhet në Prishtinë.

Turqia u kualifikuar në finale të play-off për Kupën e Botës pas fitores 1-0 ndaj Rumanisë në Stamboll të enjten.

Advertisement
Advertisement
Advertisement