Të martën jepet pretenca për “Babalen” dhe vendimi i gjykatës për Salianjin - Gazeta Express
string(73) "te-marten-jepet-pretenca-per-babalen-dhe-vendimi-i-gjykates-per-salianjin"

Të martën jepet pretenca për “Babalen” dhe vendimi i gjykatës për Salianjin

Gazeta Express

08/12/2019 20:39

Gjykata e Tiranës ka caktuar të martën më datë 10 dhjetor 2019 në orën 13.00 si ditën kur Prokuroria do të japë pretencën për çështjen Xhafaj – Babale. Për këtë çështje, të akuzuar nga organi i akuzës janë edhe ish-deputeti demokrat Ervin Salianji e gazetari Jetmir Olldashi.

Çështja e njohur si “Babale” u bë një temë e nxehtë e politikës shqiptare, duke e bërë situatën më të polarizuar, pasi opozita pretendonte se ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj kishte mbrojtur vëllanë e tij, Agron Xhafaj, të dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg në Itali.

Lexo Edhe:

Pasi u publikua audio-përgjimi, Agron Xhafaj u dorëzua tek autoritetet italiane dhe është në qeli, ndërsa Prokuroria nisi paralelisht një hetim. Opozita tha se këto hetime bëhen për të mbrojtur trafikantët e drogës dhe për të kërcënuar ata që kanë kurajon të denoncojnë.

Akuza zyrtare e Prokurorisë është “kallëzim i rremë në bashkëpunim” dhe parashikon burgimin deri në 5 vjet heqje lirie për ish-deputetin Ervin Salianji, akuzuar si organizator, së bashku me gazetarin Jetmir Olldashi dhe te pandehurit Veliu dhe Alizoti.