Të martën hidhet shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës


Gazeta Express
14 Shkurt 2020 11:39

Ballkani, Prishtina, Feronikeli dhe Drenica do ta mësojnë më 18 shkurt, të martën e ardhshme, se me kë do të luftojnë në gjysmëfinale për një vend në finalen e madhe të Kupës së Kosovës.

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se tërheqja e shorti për çiftet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës do të bëhet të martën më 18 shkurt, në orën 12:00, në selinë e FFK-së, transmeton Gazeta Express.

Katër klube të Ipko Superligës së Kosovës – Prishtina, Ballkani, Drenica dhe Feronikeli – e kanë siguruar nga një vend në fazën gjysmëfinale. Në këtë fazë, për dallim nga fazat e mëhershme, do të luhet me sistem vajtje-ardhje.

Ndeshjet e para luhen më 8 prill, derisa ato të kthimit më 22 prill.

Drenica u kualifikua në gjysmëfinale duke befasuar me fitoren 2:1 kundër Gjilanit të shtunën, përderisa po atë ditë edhe Prishtina triumfoi në çerekfinalen kundër Vushtrrisë me fitore bindëse 4:1.

Të dielën, Ballkani e nisi stinorin pranveror kundër po të njëjtës skuadër me të cilën e kishte nisur stinorin vjeshtor. Megjithatë, këtë herë, në çerekfinale të Kupës së Kosovës, klubi nga Suhareka arriti të marrë fitore me rezultat 2:0.

Skuadra e fundit që u kualifikua në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës ishte Feronikeli, që e zuri këtë vend të fundit me fitoren e së mërkurës me rezultat 2:0 kundër Lirisë. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart