Të marten fillon debati publik për ligjin për PP - Gazeta Express
string(48) "te-marten-fillon-debati-publik-per-ligjin-per-pp"

Gazeta Express

26/01/2020 12:53

Të marten fillon debati publik për ligjin për PP

Gazeta Express

26/01/2020 12:53

Kreyprokurori Ljubomir Jovevski të martën do të jetë pjesë e debatit publik, për propozim ligjin për Prokurorinë Publike. Qeveria pranoi propozimin e VMRO – DPMNE-së, që të dëgjojnë personalisht nga Joveski mendim për zgjidhjen ligjore. Në debat do të prezantohen pikëpamjet e ekspertëve për ligjin, për të cilin qeveria dhe opozita nuk mund të pajtohen assesi. Dje takimi i partive parlamentare dështoi.

VMRO – DPMNE u largua nga mbledhja, sepse Joveski nuk ishte në mbledhje. Lideri i opozitës Hristijan Mickoski pretendon se partia e tij do të jetë pjesë e takimeve. Sidoqoftë, si problem kryesor ai përmendi mënyrën e transferimit të akuzave dhe hetimeve nga PSP në prokurorinë e rregullt, duke theksuar se i konsideron të paligjshme të gjitha hetimet dhe akuzat e paraqitura pas 30 qershorit 2017.

Lexo Edhe:

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev beson se ekziston mundësia që Ligji i Prokurorisë të miratohet deri më 11 shkurt, ose përpara se të shpërndahet parlamenti aktual. Zaev theksoi se VMRO – DPMNE nuk ka përse ta pengojë procesin, kur Jovevski do ta shprehë mendimin e tij, për ligjin në debat publik, por jo edhe në një mbledhje partie siç dëshironte opozita. Ai shprehet i sigurt se mund të arrihen 80 vota në Kuvend, të nevojshme për ligjin që duhet të miratohet.

Bisedimet midis partive politike janë intensifikuar pas vizitës së Komisionerit Evropian për Zgjerim, i cili tha se vendi duhet të miratojë Ligjin për Prokurorinë Publike.