“Të lutëm president, po fitojmë shumë…”: Momenti kur Trump shkakton të qeshura në Kongres - Gazeta Express
string(84) "te-lutem-president-po-fitojme-shume-momenti-kur-trump-shkakton-te-qeshura-ne-kongres"

Lajme

Gazeta Express

25/02/2026 14:03

“Të lutëm president, po fitojmë shumë…”: Momenti kur Trump shkakton të qeshura në Kongres

Lajme

Gazeta Express

25/02/2026 14:03

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka mbajtur një fjalim 2-orësh përpara Kongresit të SHBA-së, ku ka paraqitur pikat kryesore të qeverisjes së tij.

Ai ka folur për rritje ekonomike, menaxhim të situatave në zonat e konfliktit, si dhe politikat e brendshme

Në një moment, gjatë fjalimit të tij, Trump shkaktoi të qeshura në Kongres.

“Vendi jonë po fiton shumë. Në fakt, po fiton aq shumë, saqë nuk e dimë se çfarë të bëjmë për këtë gjë. Njerëzit po më thonë: “Të lutëm, të lutëm president, po fitojmë aq shumë, saqë nuk mund ta përballojmë më. Nuk jemi mësuar të fitojmë në vendin tonë, derisa erdhe ti. Gjithnjë humbisnim, dhe tani po fitojmë shumë”. Kësaj unë i them: “Jo, do të fitosh përsëri. Do të fitosh shumë. Do të fitosh më shumë së kurrë”, deklaroi Trump.

Me këtë rast, ai ftoi në Kongres ekipin kombëtar në hokej, që fitoi medalje të artë olimpike, në Milano.

I gjithë Kongresi u ngrit në këmbë për t’i pritur dhe duartrokitur ata.

Advertisement
Advertisement
Advertisement