“Të lutem babi, nuk duam të të shohim më duke qarë” - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

15/12/2019 22:39

“Të lutem babi, nuk duam të të shohim më duke qarë”

Ballina

Gazeta Express

15/12/2019 22:39

Humbja e një fëmije shkakton një dhimbje të madhe, një mungesë që nuk mund të plotësohet. Historia e sotme në “Ka një mesazh për ty” tregoi se pavarësisht dhimbjes që ndjen, familja e bashkuar mund të vazhdojë të ecë përpara. Bashkëshortja Melisa kishte ardhur në studio së bashku me 4 fëmijët dhe tregoi se në periudhën e vështirë që ata kanë kaluar, bashkëshorti i saj ka qenë një përkrahje dhe forcë shumë e madhe për të dhe fëmijët.

Pas ndarjes nga jeta të vajzës së tyre, ata nuk kanë përjetuar më asnjë gëzim, madje as ditëlindjet e fëmijëve të tjerë nuk i kanë festuar.

Sot bashkëshorti i saj ka ditëlindjen dhe mbush 40 vjeç, prandaj ajo me fëmijët kanë menduar t’i bëjnë një suprizë dhe kanë disa kërkesa për të.

Ata duan që familja e tyre të fillojë të përjetojë sërish gëzim, të festojnë ditëlindjet dhe festat. Pas shumë kërkesash nga ana e familjes, Shkëlzeni pranon që të festojnë Vitin e Ri, edhe pse kërkon një festë të vogël.

Ardit Gjebrea: Në shtëpinë tuaj, që nga ai moment s’ka pasur asnjë gëzim më?

Melisa: Jo s’kemi festuar asnjë festë, asnjë ditëlindje të fëmijëve se kemi festuar, prej ditës që iku vajza.

Ardit Gjebrea: Sot është data 15 Dhjetor dhe ai ka ditëlindjen dhe mbush 40 vjeç?

Melisa: Po ai sot ka ditëlindjen.

Ardit Gjebrea: Dhe nuk do ta festojë?

Melisa: Nuk do ta festojë dhe ne do t’i lutemi për këtë gjë, ta bëjmë të paktën të lumtur.

I ftuar në studio, Shkëlzeni nuk mban dot lotët kur shikon në anën tjetër të ekranit familjen e tij.

Melisa: Ne sot kam ardhur me fëmijët. Fillimisht dua të të falenderoj që je bashkëshorti më i mirë në botë. Më ke ndenjur gjithmonë pranë. Ti e di gjendjen e vajzës dhe nuk më ke lënë asnjëherë vetëm, s’më ke larguar nga vetja. Dua të të falenderoj përzemërsisht sot, edhe fëmijët duan të të falenderojnë si prind që të kanë, je mbështetja e tyre, je shtylla jonë, je gjithçka për neve, të duam pa masë. Sot ti mbush 40 vjeç, ne shprehëm dëshirën të të urojmë ditëlindjen, pas fatkeqësisë së gocës, do të jetë ditëlindja e parë që do të festojmë në familjen tonë. Të urojmë gjithë të mirat e kësaj bote.

Ardit Gjebrea: Familja ka nevojë për gëzim Shkëlzen. Ti je i prekur tani, por ne duam gëzim tek ty.

Shkëlzeni: Faleminderit këtyre, faleminderit ju për mundësinë, është një mundësi që mbahet mend gjithë jetën…

Ardit Gjebrea: Vitin e ri do ta bëni një festë apo jo?

Shkëlzeni mes lotësh thotë jo.

Shkëlzeni: Jam munduar që fëmija mos e ndjejnë, që nuk po bëj për këta…

Vajze e tij kërkon që në fytyrën e babit të saj të ketë buzëqeshje dhe jo lot sepse ai është zemra e tyre dhe personi më i mirë i kësaj bote.

“Familja jonë e formon një zemër të bashkuar. Nëse dikush ndahet, ajo zemër thyet. Babi është zemra jonë, shpirti jonë. Ne s’mund ta shohim babin duke qarë, duam të shohim buzëqeshjen në fytyrën e tij se është vërtet personi më i mirë i kësaj bote”.

Ardit Gjebrea: Unë po pres të thuash që ta bëjmë vitin e ri?

Shkëlzeni: Pak më të vogël.

Ardit Gjebrea: Më të vogël, po do ta bëjmë?

Shkëlzeni: Po!