“Dy javë përpara finales… Çfarë do të ndodhë?”
Mbrëmjen e sotme është publikuar promo e Prime-t të ditës së shtunë të “Big Brother VIP 5”. Në të shfaqet Selin teksa flet te Dhoma e Rrëfimit dhe duket e shqetësuar se çfarë po ndodh jashtë, duke qenë se nëna e saj i kërkoi të mërkurën që të dilte nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Nga ana tjetër Miri shprehet:
“Si t’ia bëjmë tani, të luajmë Big Brother familjar? Atëherë unë duhet të pres të vijë gruaja ime, nëna dhe babai”.
Ndërkohë krahas videos së publikuar në “Instagram” shkruhet:
“Dy javë përpara finales…
Çfarë do të ndodhë?
“Big Brother Vip”, të shtunën ora 21:00, me Ledion Liçon, në Top Channel”.
Kujtojmë se nesër do të shpallet edhe finalistja e parë e këtij edicioni të pestë të “Big Brother VIP” dhe në televotim kokë më kokë janë Brikena dhe Selin.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...