Te Liverpooli s’ka vend, Minamino drejt transferimit te klubi tjetër anglez - Gazeta Express
string(73) "te-liverpooli-ska-vend-minamino-drejt-transferimit-te-klubi-tjeter-anglez"

Sport

Gazeta Express

11/06/2022 14:49

Te Liverpooli s’ka vend, Minamino drejt transferimit te klubi tjetër anglez

Sport

Gazeta Express

11/06/2022 14:49

Takumi Minamino pritet që të largohet nga Liverpooli, por jo edhe nga Premierliga.

“Football Insider” ka raportuar se Wolvesi është favorit për transferimin e sulmuesit japonez, transmeton Gazeta Express.

Fulham dhe Leeds United gjithashtu kanë shprehur interesim për Minaminon, por “Ujqërit” thuhet se po kryesojnë garën.

27-vjeçari te “Të Kuqtë” u transferua në vitin 2020 nga Salzburgu, por nuk ka arritur që të fitojë vend në formacion.

Minamino në vitin e kaluar ishte i huazuar te Southamptoni. Ai me Liverpoolin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024. /Gazeta Express/