Të lirë e të ngujuar - Gazeta Express
string(20) "te-lire-e-te-ngujuar"

Të lirë e të ngujuar

Gazeta Express

05/04/2020 15:59

Që të dalim fitimtar nga kjo “luftë” që na ka shpallur pandemia COVID – 19, ne duhet t’i ndjekim rekomandimet e eksperteve, që të dalim nga karantina ashtu siç jemi hy, andaj lexoni, kujdesuni për vetveten dhe qëndroni në shtëpi.

Shkruan: Doruntina Bylykbashi

Lexo Edhe:

Që virusi korona do te ndikojë në shëndetin fizik apo në aspektin ekonomik për vendin pas largimit të tij është e sigurt, por a e kemi menduar se si do të ndikojë në aspektin psikologjik, social e mendor tek ne?

Kohën që na dha pandemia COVID – 19 gjatë ngujimit në shtëpitë tona nuk është që e kishim përjetuar me parë, të paktën gjenerata e viteve të 2000-ta. Gjatë kësaj periudhe të cilën nuk po e dimë sa do të zgjasë, kemi mundësi me ndjeh depresion, ankth, panik e vetmi.

Shume plane na janë anuluar, njerëzit që i kemi pa cdo ditë, moti nuk i kemi pa, lajmet e rreme në rrjete sociale po qarkullojnë non-stop, e për ata që nuk kanë edukim medial, këto lajme janë një armik në vete, nese nuk shfrytëzohet koha për të qene produktiv gjatë periudhës së karantinës gjasat per me mendu negativisht rriten.

Rendet e gjata nga njerëzit para mullinjve të miellit reflektojnë panik, aktiviteti i madh në rrjete sociale reflekton vetmi, distanca fizike, largimi nga rutina e shkollës apo punës shkakton ankth.

Karantinimi i vetëvetës  është i rëndësishëm në këtë kohë pandemie, zvogëlon mundësin e shpërndarjës së virusit në trupin ton, familjës dhe shoqërisë. Por edhe kujdesi ndaj shëndetit mendor është esencial. Gjatë ngujimit social mundemi me vrejtë mungesë përqendrimi, vështërsi në menaxhimin e emocioneve, imunitet më të ulët po ashtu edhe simptoma të depresionit.

Nëse kjo gjendje vazhdon, çka ka me ndodh me shendetin ton mendor?

Studentja, Qendresa Gashi në rrethana normale është cdo ditë aktive, ajo ditët e karantimit po i sheh në dy anë, pozitive e negative.

“Ngujimin po e përjetojë si dicka strikte që duhna me e rrespektu patjetër, nëse thjeshtë du më kalu ky ngujim sa ma shpejtë edhe po më jep shpresë edhe vullnet me qëndru n’shpi. Po realisht po ka ditë që po ndihna e ngulfatun po të njëjtën kohë edhe e lirë prej angazhimeve ditore që kanë qenë rutinore. Mendoj që ka me ndiku jashtëzakonisht shumë, t’u u nis prej ides të vetëdijesimit për vet mënyrën e jetesës, hapësirat ku qëndrojmë edhe ma e rëndësishmja shoqërimit të njerëzve. Kjo mendojë që ka me ndiku pozitivisht në shëndetin mendor, po t’njejtën kohë e mendoj edhe të kundërtën sepse ekziston mundësia e akceptimit të gjanave duke i pa vetëm nga ana negative” tha Qendresa.

Psikologia, Antigona Qenaj – Sejdiu, pasojat e karantinës i krahasoi me pasojat që i shkaktonë lufta një shoqërie pas mbarimit të saj

“Imagjino kur një ditë të jetë trajtuar rasti i fundit në botë, apo në vendin tonë! Imagjino ndjenjat e njerëzve nga liria e rifituar për të dalë nga shtëpitë e tyre, për tu takuar me njerëzit e dashur, për të shkuar në punë, në aktivitete sportive e për të shijuar jetën në ambiente të bukura të tokës të cilat aq shumë ju kishin munguar. A do të jetë kaq e lehtë? A do të mund ta shijojmë gjithë këtë pa pasoja psikologjike nga gjithë ajo që kemi përjetuar në izolim. Natyrisht që jo! Ka mijëra jetë njerëzish që kanë humbur, ka mijëra vende pune që më nuk janë, njerëz që kanë humbur më të dashurit e tyre, njerëz që kanë humbur punën, që kanë humbur bizneset e tyre dhe sisteme të “lënduara” të shkollimit, shëndetësisë, ekonomisë, etj. Të gjithë këto si dhe pasojat që kemi marrë nga izolimi natyrisht që do të lënë gjurmë në gjendjen psikologjike të njerëzve. Për shumicën këto pasoja do të jenë Stres Postraumatik. Njësoj sikur një shoqëri e dalë nga lufta që do të ballafaqohet me pasojat e Stresit Postraumatik, edhe bota pas përfundimit të kësaj lufte me armikun e padukshëm do të ballafaqohet me pasojat e “luftës”.

Simptomat psikologjike që mund të përjetojmë pas përfundimit të COVID 19, sipas psikologës Qenaj- Sejdiu janë: Frikë dhe pasiguri se virusi ende mund të gjindet në mesin tonë. Kujdes i shtuar kur prekim gjëra të cila nuk i kemi prekur derisa ezistonte virusi, frikë nga njerëzit me të cilët kemi kontakte dhe kujdes i shtuar në kontaktet fizike, vështirësi të rifillojmë jetën aty ku e kemi lënë. Ndryshimi i botëkuptimeve për botën, për njerëzit, për jetën, për Zotin. Frika se mund të përsëritet një situatë e ngjashme etj. Por, edhe problem më të rënda psikologjike si rregullimet e ankthit, rregullimet e gjumit, depresion e PTSD. Gjithashtu, njerëzit do të ndjehen edhe të ҫliruar, do të kuptojnë më shumë vlerën e jetës do të përmirësojnë raportet me njerëzit, do të bëjnë ndryshime pozitive në planet dhe qëllimet e tyre jetsore, do të ndjehen më të kujdesshëm ndaj natyrës, ndaj kafsshëve etj.

Sipas sociologut, Ferdi Kamberin duhet ndjekur disa rekomandime ngase sipas tij, njeriu si qenie shoqërore vërehet se ka nevojë për një afiliacion (për shoqëri).

“Rekomandohet që gjatë kësaj kohe të gjithë t’i  përfillin udhëzimet e ekspertëve që nga ushqimi i shëndetshëm, gjendja emocionale dhe psikike e deri tek vëmendja më e madhe raporteve ndër familjare, sepse tek e fundit këto masa janë masa preventive për secilin qytetarë, në mënyrë që kjo pandemi mos të zgjerohet më tej. Marrë parasysh stadet të cilat po i kalon e tëra bota, pas kësaj pandemie nevojitet që edhe ne si shoqëri të marrim masa adekuate që të përkrahim njëri – tjetrin, të ketë një solidaritet social më të madh në mes të njerëzve, të ketë përkrahje morale dhe motivuese për jetën nga familja, komuniteti, shoqëria dhe shteti, pastaj të ketë aktivitete sportive, kulturore dhe rekreative nga institucionet e vendit, në mënyrë që të rinjtë të argëtohen më shumë dhe dalë nga dalë të zhvendosin vëmendjen e periudhës së izolimit në aktivitetet në fjalë. Është mese e nevojshme që të ketë një organizim të ri social, modele të reja të komunikimit. Po ashtu, me rëndësi është edhe që të ndihmohen familjet në nevojë, në mënyrë që bashkërisht të gjithë të kalojmë këtë situatë post pandemike. Pra, përderisa gjatë kohës së pandemisë kërkesa kryesore e të gjithë institucioneve ka qenë që të mbajmë sa më larg distancat fizike, pas pandemisë kjo kërkesë duhet të jetë që sa më shumë të kemi komunikim, distanca sociale, fuqizim të kohezionit social dhe një integrim sa më të shendosh social” tha Kamberi.

Që të dalim fitimtar nga kjo “luftë” që na ka shpallur pandemia COVID – 19, ne duhet t’i ndjekim rekomandimet e eksperteve, që të dalim nga karantina ashtu siç jemi hy, andaj lexoni, kujdesuni për vetveten dhe qëndroni në shtëpi.