string(104) "te-legalizoj-hotelin-per-3-mije-euro-burg-per-shoferin-e-ministrise-se-drejtesise-si-i-zhvaste-qytetaret"

Shqiperi

Gazeta Express

17/07/2022 11:47

“Të legalizoj hotelin për 3 mijë euro”, burg për shoferin e ministrisë së Drejtësisë: Si i zhvaste qytetarët

Shqiperi

Gazeta Express

17/07/2022 11:47

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka lënë në arrest me burg Hamza Tolën, punonjës shërbimi në Ministrinë e Drejtësisë pasi akuzohet për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim.

Hamza Tola, i mori Kastriot Krekut një shumë prej 3 mijë euro për të legalizuar një hotel në Sarandë. Puna ka mbaruar për tre javë, por shumë shpejt Hamza Tola, ka vijuar të kërkojë sërish para për hipotekimin e pronës, pasi kishte lidhje të forta në hipotekën e Sarandës.

Në dëshminë e tij Kreku ka treguar se pavarësisht se i dha Tolës, shofer në Drejtorinë e Burgjeve Tiranë, shumën e kërkuar, ai nuk është ndalur me aq dhe ka kërkuar më shumë. Nga dëshmia e Krekut konfimohen lidhjet Tolës me drejtoreshën e ASHK-së në Sarandë, Aida Demi.

Dëshmia e Kastriot Krekut:

Nga fundi i muajit korrik 2021 takova një shtetas dhe më thotë që donte një dhomë me qira te hoteli im dhe i thashë që nuk kam dhe e çova përballë te një hotel dhe i thashë që pas tri ditësh mund të vish te hoteli im. Më bëri përshtypje sepse ky shtetas interesohej shumë dhe unë nuk i kisha shpjeguar asgjë, por ai interesohej për tokat, për dokumentet në përgjithësi.

Që ditën e parë që erdhi në Borsh, darkën e hëngri te hoteli im dhe aty filluam të diskutonim dhe unë i shpjegova problemin që kisha. Ky shtetas m’u prezantua si Hamza Haxhi Tola, i datëlindjes 13. 12. 1968 dhe më tha që punonte te Ministria e Drehtësisë dhe nuk ma tha pozicionin se ku ishte, por kur u interesova e mësova që punonte si shofer në Drejtorinë e Burgjeve, në Tiranë. Pasi vajtëm tek toka dhe e pamë të dy së bashku, Hamza Tola më siguroi që për këto toka do më nxirrte lejet që unë interesohesha dhe të dy ne ose fëmijët tanë mund të hapnin një biznes së bashku. Hamza Tola më tha që problemin e tokës e kisha të mbaruar dhe realisht kështu ndodhi, ky shtetas më kërkoi disa shpenzime për të legalizuar shtëpinë dhe më kërkoi 3 mijë euro dhe unë i dhashë 2 mijë euro, në fund të shtatorit 2021 e përfundoi lejen e legalizimit. Unë mendova se pagesa prej 2 mijë euro ishte që unë s’kisha për të kryer më pagesa dhe Hamza Tola më tha që ik te legalizimet se e ke gati dhe merr faturat për të bërë pagesën. Kur vajta te legalizimet, mora faturat dhe vajta te banka të paguaja rreth 400 000 lekë dhe u pajisa me lejen e legalizimit, të cilët, pas 30 ditësh bëra kërkesë për t’u pajisur me certifikatë pronësie dhe Hamza Tola më tha që e njihte drejtoreshën e ASHK-së Sarandë dhe më tha që kam folur me drejtoreshën, me shtetasen Aida Demi. Problemi qëndronte se Hamza Tola fillloi të më kërkonte lekë të tjerë dhe më tha më duhen një mijë euro dhe m’i kërkoi urgjentisht dhe unë ia dërgova ato lekë me Moneygram dhe këto euro ia nisa shtetasit Ervis Gjuzi, i cili ishte shoku i ngushtë i shtetasit Hamza Tola. Këto lekë mua m’u kthyen nga Moneygram sepse ishte mbi limitin që kishte kompania, por pas tre ditësh me Western Union i dërgova 500 euro shtetasit Ervis Gjuzi, për t’ia dhënë Hamza Tolës dhe shtetasi Hamza Tola më konfirmoi që i mori këto lekë.

Kur u ktheva në Shqipëri, në fund të nëntorit të vitit 2021 unë takova Hamza Tolën dhe vajta te shtëpia e tij në Tiranë dhe më bëri përshtypje se më tha që kishte një problem dhe do të bëhet kontroll te ASHK Sarandë dhe do të bënin kontroll, pra kjo ishte si një presion nga ana e tij për të treguar fuqinë që kishte.

Unë fillova të debatoja dhe i prishëm marrëdhëniet dhe më tha nuk do ta marrësh certifikatën e pronësisë sepse ai kishte lidhje me drejtoreshën e ASHKA-së Sarandë. Që në momentin që marrëdhënia jonë u prish, e vërteta është se unë nuk u pajisa me certifikatën e pronësisë dhe ky problem është edhe sot dhe unë nuk po pajisem dot.

Tola njihej si sekser në ministrinë e Drejtësisë, ku dhe punonte si shofer.

/Express