“Të kriminalizohet prostitucioni”, kryetarja e Bundestagut: Gjermania, bordello e europës - Gazeta Express
string(84) "te-kriminalizohet-prostitucioni-kryetarja-e-bundestagut-gjermania-bordello-e-europes"

Lajme

Gazeta Express

06/11/2025 8:18

“Të kriminalizohet prostitucioni”, kryetarja e Bundestagut: Gjermania, bordello e europës

Lajme

Gazeta Express

06/11/2025 8:18

Gjermania është kthyer ne Bordellon e Europës dhe kjo gjë duhet të marrë fund. Kjo është deklarata e rende që erdhi nga Kryetarja e Bundestagut Gjerman Julia Klockner e partisë CDU e cila thotë se vendi duhet të heq legalizimin e prostitucionit dhe të ndjek të njëjtat modele si Suedia dhe Norvegjia.

“Kur flasim për të drejtat e grave, por themi se prostitucioni është një profesion si çdo tjetër, kjo nuk është vetëm qesharake, por edhe një akt zhvlerësimi i grave. Jam absolutisht e bindur se më në fund duhet ta ndalojmë prostitucionin dhe blerjen e shërbimeve seksuale qe kemi legalizuar ne vendin tonë”, ka thënë kryetarja e Bundestagut gjerman, Julia Klockner.

Kryetarja e Bundestagut Gjerman deklaroi se legalizimi i prostitucionit sipas saj ka zhvlerësuar rolin e grave në shoqëri ndërsa foli edhe për sulmet seksuale që ndodhin ndaj grave në shoqërinë e vendit të saj.

Klockner deklaroi se Gjermania duhet të ndjekë shembullin e Suedisë dhe Norvegjisë ku prostitucioni është i ndaluar dhe se kushdo që paguan për të kryer marrëdhënie seksuale ndëshkohet. Në këto dy shtete ata që dënohen janë burrat ndërsa gratë të cilat ushtrojnë prostitucionin ndihmohen dhe bëhen pjesë e programeve rehabilituese duke marrë ndihme sociale.

Kryetarja e Bundestagut Gjerman foli edhe mbi barazinë gjinore duke deklaruar se pushteti i burrave ka qenë gjithnjë më i lartë se ai i grave dhe se kjo gjë duhet të marrë fund.