Selektori i Kosovës, Franco Foda dhe të besuarit e tij nuk kanë pranuar të flasin pas ndeshjes miqësore ndaj Norvegjisë.
Kështu ka njoftuar transmetuesi i ndeshjes “Supersport Kosova” pas përfundimit të takimit gjatë ditës së sotme, përcjellë “Gazeta Express”.
Kosova u mposht në Oslo nga kombëtarja norvegjeze me shifrat 3-0.
Të tri golat i shënoi sulmuesi në formë i Manchester Cityt, Erling Haaland./GazetaExpress/