Të jesh viktimë e injorancës kolektive - Gazeta Express
string(38) "te-jesh-viktime-e-injorances-kolektive"

Të jesh viktimë e injorancës kolektive

Gazeta Express

24/11/2020 11:16

Pas luftës, të preokupuar nga krenaria fisnore prodhuam aq shumë heronj sa që harruam viktimat. Çdo fshat e fis, e deri edhe familjet i krijuan heronjtë e vetë të luftës. Mjaftonte ti paguash njëmijë euro këngëtarit-tallava për ta bërë heroin,  edhe nëse ai është vrarë duke shkuar për të kryer nevojë në wc. Për njëmijë euro viktima që kishte shkuar në qenef shndërrohej  në hero brenda natës.

Është e vërtet që shqiptarët luftuan. Filozofi, norvegjez Lars FR. H. Svendesen në librin e fundit “Filozofia e gënjeshtrës” (2020) pohon: “E kundërta e gënjeshtrës nuk është e vërteta, por dëshmia.”

Lexo Edhe:

Nga Jashar Etemaj

Ata që kanë kujtesë historike u kujtohet 12 qershori i 1999–ës, kur trupat e NATO-s hyn në Kosovë.

Shqiptarët anë e mbanë Kosovës nuk mund ti përmbanin lotët nga gëzimi. Ata qytetarët që kishin mbetur në Kosovë, deri dje të fshehur në shtëpia, podrume e male kishin dal për t`iu uruar mirëseardhje shpëtimtarëve – NATO-s, të cilët me mjete luftarake kalonin në rrugët e Kosovës.

Ende e kam para syve at skenë (duhet të ketë qenë në Gjakovë) mallëngjyese dhe rrëqethëse ku

një qytetarë bërtiste më tërë qenien e tij  NATO,  NATO,  NATO. I cili me zë të çirrurr hidhej mbi automjetet e NATO-s. Me pamundësi që ta puthte vozitësin e automobilit, e puthte makinën.

Ky ekzaltim plot klithma i qytetarit. pasqyronte një simbiozë të vuajtjes së shqiptarëve të viktimizuar para pak orëve dhe gëzimin e pa përmbajtur se u çliruam nga Serbia.

Burri i cili puthte makinën, personifikonte shqiptarin e pambrojtur, përball një makinerie të fuqishme serbe e cila kishte ushtruar dhunë e terror ndaj një populli të pafajshëm.

Burri i cili puthte makinën, personifikonte shqiptarin e viktimizuar.

Viktimë është ai person që është i ndjerë, i pafuqishëm dhe pasiv (pasiv, si shkak i pafuqisë, ndaj superfuqisë së  agresorit) përball fatkeqësisë, terrorit e keqtrajtimit.

Historikisht, e sidomos që nga lindja e kombit, Serbia me mjete dhune, përveç shtypjes, terrorit, likuidimit fizik e masakrave, tentoj të bëjë edhe spastrim etnik duke e zëvendësuar popullatën shqiptare autoktone me klon serb e malazez.

Spastrimet fizike ndaj shqiptarëve datojnë qysh në vitin 1840. Në Vilajetin e Kosovës bënte pjesë edhe Sanxhaku i Nishit me kazatë e saj të Vranjës, të Pirotit, të Leskocit, ku prania e shqiptarëve ishte e shumë më e madhe. Por Kongresi i Berlinit, Sanxhakun e Nishit ia dha Serbisë, për të kënaqur Rusinë e cila e kishte fituar luftën kundër Perandorisë Osmane. Edhe në atë kohë shqiptarët i kishin viktimat e heronjtë të cilët me armë kundërshtuan luftën, terrorin e spastrimin. Mirëpo, sot është qesharake të pretendosh se ato troje janë shqiptare. Fatkeqësisht.

Përndjekja e shqiptarëve nga trojet e tyre etnike vazhdon në Luftën e Parë Botërorë, në Luftën e Dytë Botërorë edhe gjatë Jugosllavisë së Titos e njohur si ”Marrëveshja e xhentëlmenëve” e vitit 1953 mes Titos dhe Kyprillit.

Sipas të dhënave serbe gjatë viteve 1952 deri në vitin 1965 nga trojet shqiptare ishin zhvendosur për në Turqi 452 371 shqiptarë.

Shkaku pse Serbët, historikisht ushtruan dhunë ndaj shqiptarëve, me përmasa të një gjenocidi, dihen, Vetëm pse ishim të ndryshëm nga ta – nga gjuha, etnia e origjina dhe lashtësia, pse ishim autokton. Zakonisht propaganda serbe dhunën e arsyetonte: se shqiptarët po i vrasin serbët! Pra agresori e luante rolin e viktimës ndaj viktimizuesve  – siç e luan edhe sot.

Masakra e Reçakut dhe përndjekja e 800 mijë shqiptarëve nga Kosova ishte fakti kryesorë e cila i dha pretekst moral NATO-s që të intervenoj ushtarakisht në Kosovë. Ky është fakt i pamohueshëm. Ndërhyrja e NATO-s, nuk ishte ndërhyrje shkaku i një aleance, po ishte intervenim humanitar.

Me gjithë lavdin, UÇK-ja luftoj me mish e shpirt agresorin super të armatosur serb – siç luftuam edhe gjatë Lidhjes së Prizrenit, e pas saj me Bajram Currin…. gjatë Luftës së Parë Botërorë më kaçakët në krye me Azem Bejtën, e deri në Kryengritjet e Drenicës me Shaban Polluzhën. Por, me gjithë këtë sakrificë shqiptarët prapë se prapë nuk bënë as bashkim kombëtar e as Kosovë të pavarur. Përkundrazi, robërimi, torturat e spastrimi etnik vazhdojnë nga i njëjti armik edhe gjatë periudhës se “bashkim/vëllazërimit” titistë.

Se dhuna, torturat, burgosjet e sidomos spastrimi etnik dhe masakrat ishin aduti kryesor për ndërhyrje të NATO-s, dëshmon edhe intervista e njërit nga themeluesit e UÇK-s Xhavit Haliti, thënë Blerim Shalës në librin “Vitet Kosovës 1998-1999”.

Xh, Haliti: “Ne vendosëm për të krijuar UÇK-në, sepse pamë se Perëndimi nuk po mërzitet fort për zhvillimet në Kosovë. Vlerësimet tona janë se nëse nuk ndodh farë kthese spektakolare, ne nuk mund të fitojmë luftën. Prandaj, orientimi ynë është që përmes rezistencës tonë të krijojmë rrethana që Pakti NATO të vijë në Kosovë…Ky është maksimumi”.

Dhe kthesat spektakolare ndodhën. Pas luftës, të preokupuar nga krenaria fisnore prodhuam aq shumë heronj sa që harruam viktimat. Çdo fshat e fis, e deri edhe familjet i krijuan heronjtë e vetë të luftës. Mjaftonte ti paguash njëmijë euro këngëtarit-tallava për ta bërë heroin,  edhe nëse ai është vrarë duke shkuar për të kryer nevojë në wc. Për njëmijë euro viktima që kishte shkuar në qenef shndërrohej  në hero brenda natës.E më këngët e heronjve/viktimave ndonjëherë na bie ndërmend të bëjmë “incest” sa për vetën tonë, vallëzojmë çyçek nëpër dasma – për ti treguar njëri tjetrit sa patriot jemi!

Lakmia e joshja për të pas, na shtyri të gënjejmë. Duke i shtuar listat, ne gënjejmë edhe në veteran të luftës. Ne gënjehemi se edhe dijen e blejmë me lekë. Politikanët e traktoristët i blenë diplomat e fakulteteve për të “dëshmuar” dijeni te njëri tjetri! U bënë veteranë të luftës (me anë të blerjes veç për krenari dhe për përfitime politike) edhe ata njerëz që dikur vetëm e kishin përshëndetur ushtarin e UÇK-së duke shkuar në front. Një fjalë e urtë daneze thotë: “Gënjeshtra është si topi borës, topi i borës sa më shumë rrokullisët për aq merr borë me vete!”. Tash që na ka zanë orteku i hapim sytë -me fajin tonë, dhe themi shpresojmë të na shpëtojë Amerika!

Papritmas gjendemi në terr! Ndriçimi është rruga e njeriut për të dal nga paaftësia e tij që i shkakton vetvetes-thoshte Kanti. Paaftësia është mungesë e aftësisë për të përdorur logjikën tënde pa udhëheqjen e dikujt.

Është e vërtet që shqiptarët luftuan. Filozofi, norvegjez Lars FR. H. Svendesen në librin e fundit “Filozofia e gënjeshtrës”( 2020) pohon: “E kundërta e gënjeshtrës  nuk është e vërteta, po dëshmia.”

Lirinë në Kosovë e fituam jo për shkak të vërtetës, po për shkak dëshmisë së të vërtetës -viktimave e masakrave.

Dëshminë, viktimën për shkak të joshjes pas luftës e harruam! Përkundrazi, me gënjeshtra e propagandë Serbia si agresorë që bëri gjenocid mbi shqiptarët e luajti rolin e viktimës (duke trilluar raste të pa qenë si Shtëpia e verdhë)  ndaj të viktimizuarit. Me politikën e viktimizimit, Serbia në arenën ndërkombëtare dita ditës po e humb (dëshminë) e agresorit! Jo vetëm që po e humb, po edhe po fiton politikisht ndaj të viktimizuarit.

UÇK-ja ishte ushtri e popullit! Këtë e dëshmon edhe fakti se çdo parti politike sot në Kosovë si anëtarë e deputet kanë ish luftëtarë, që dikur ishin ushtarë të UÇK-së.

Familjarët, bashkë më heronjtë të UÇK-së sot gëzojnë autoritet në popull. Shteti u ka nda pensione familjareve. Një numër i madh i familjarëve të heronjve të gjallë e të vdekur janë pasuruar jashtëzakonisht më lart seç është standardi i Kosovës – duke i “falënderuar” luftës.

E njëjta nuk është edhe me viktimat! Disa as si numra nuk ekzistojnë. Është fatkeqësi kombëtare e shtetërore kur viktima keqtrajtohet, sepse viktima si në luftë, si në paqe mbetet viktimë. Viktima do drejtësi, asi drejtësie që ende Izraeli i përndjek shkaktarët e Holokaustit. E politikanët tonë nuk duhet lejuar kur flasin me shkaktarin, xhelatin e viktimave për ujdi, që gjatë dialogut të mos i përmendin masakrat, viktimat e luftës. Viktima nuk duhet harruar ashtu siç i harroj populli rom viktimat e Holocostit. Viktima nuk ka nevojë për krenari, viktima donë drejtësi. Po i harruam viktimat, bëhemi viktimë  kolektive e fatit tonë.