Të izoluarit nga virusi tentojnë të arratisën përmes lumit - Gazeta Express
string(58) "te-izoluarit-nga-virusi-tentojne-te-arratisen-permes-lumit"

Gazeta Express

28/01/2020 17:37

Të izoluarit nga virusi tentojnë të arratisën përmes lumit

Gazeta Express

28/01/2020 17:37

Një video, e cila po qarkullon në rrjetet sociale, tregon se si policia kineze po patrullon në një breg të lumit afër qytetit Wuhan, epiqendra e shpërthimit të virusit kinez. Në këtë video shihet se ata po tentojnë të arratisen me varka nga zona, në të cilën janë izoluar mbi 50 milion njerëz.

Sipas mediave kineze, në zonat e izoluara të qytetit Wuhan njerëzit janë në panik, ata zihen me njëri tjetrin dhe përpiqen të gjejnë mënyra me anë të së cilave mund të ikin nga ky qytet. Autoritetet kineze kanë treguar, se izolimi i tyre brenda qytetit është bërë për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të virusit.

Lexo Edhe:

Sipas tyre, ky izolim është bërë si masë parandaluese dhe do të zgjasë derisa shkencëtarët të arrijnë ta krijojnë vaksinën kundër këtij virusi.

Kujtojmë se numri i të vdekurve nga ky virus ka arritur në 106, ndërkaq 120 të tjerë janë në gjendje kritike. /tirana post/ Express