string(114) "te-hiqet-ndihma-sociale-per-te-papunet-60-vjecari-italian-kercenon-se-do-digjet-me-benzine-pas-vendimit-te-melonit"

Shqiperi

Gazeta Express

01/08/2023 13:09

“Të hiqet ndihma sociale për të papunët”, 60-vjeçari italian kërcënon se do digjet me benzinë pas vendimit të Melonit

Shqiperi

Gazeta Express

01/08/2023 13:09

Një 60-vjeçar italian ka larë veten me benzinë dhe ka hyrë në zyrën e kryebashkiakut të Terasinit duke e kërcënuar se do të digjet.

Sipas mediave italiane ky veprim ka ardhur pas vendimit të Georgia Melonit që çdo institucion i sigurimeve shoqërore të ndalojë ndihmën sociale për qytetarët e papunë dhe me të ardhura të ulëta.

Administrata e bashkisë ka përjetuar momente frike, ndërsa Sekretari i përgjithshëm, Cristofaro Ricupati  u përpoq të bisedonte me burrin e acaruar. Në fund ka qenë kryetari i këshillit bashkiak ai që ka bindur 60-vjeçarin të heqë dorë nga akti që synonte të realizonte dhe më pas kanë ndërhyrë karabinierët.