Të hënën shpallet aktgjykimi ndaj Ivica Rajkoviq e Dragan Deniq për dhunim gjatë luftës - Gazeta Express
string(87) "te-henen-shpallet-aktgjykimi-ndaj-ivica-rajkoviq-e-dragan-deniq-per-dhunim-gjate-luftes"

Lajme

Gazeta Express

27/07/2025 21:33

Të hënën shpallet aktgjykimi ndaj Ivica Rajkoviq e Dragan Deniq për dhunim gjatë luftës

Lajme

Gazeta Express

27/07/2025 21:33

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, nesër do të shpallet aktgjykimi i parë në mungesë për dhunim seksual gjatë luftës.

Të akuzuar janë Ivica Rajkoviq dhe Dragan Deniq, të dy këta ishin policë në Prishtinë, shkruan KosovaPress.

Përveç për dhunim seksual, në bazë të dëshmive të dëshmitarëve, të njëjtit kanë kryer edhe krime të tjera te luftës, si maltretime, plaçkitje, tortura, por që nuk jnë përfshirë në këtë aktakuzë

Rasti i dhunimit seksual ka ndodhur në Kolovicë.  E mbijetuara e këtij krimi u dhunua para syve të burrit të saj, i cili ka qenë dëshmitari kryesor i rastit, dhe dëshmia e tij ka qenë kryesore në gjykatë.

Po ashtu, viktimën e kanë dhunuar gjashtë persona, por vetëm këta dy janë identifikuar nga viktima.

Ky është rasti i katërt që ka përfunduar gjykimi, i raportuar dhe përfaqësuar nga Qendra Kosovare e Rehabilitimin të të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT).

Gjykimi është zhvilluar në mungesë, në pamundësi që të njëjtit të arrestohen.

Deri më tani janë shpallur tri aktgjykime për dhunim seksual. Zoran Vukotiq është dënuar me 13 vjet burg, në rastin tjetër Vukotiq është liruar, dhe rasti Zhivojin Nesiq “Zhika” u dënua me 15 vjet.

Ndërkaq, ky është rasti i parë për gjykim në mungesë për këtë krim lufte.