Të hënën nis emisioni veror, “NATË VERE”, në T7 - Gazeta Express
string(43) "te-henen-nis-emisioni-veror-nate-vere-ne-t7"

Rozë

Gazeta Express

09/07/2021 14:58

Të hënën nis emisioni veror, “NATË VERE”, në T7

Rozë

Gazeta Express

09/07/2021 14:58

Në muajin e shtatë, me temperatura të larta e shumë vapë, kënaqësia e argëtimi dhe freskia vjen nga T7.

Të hënën e 12 korrikut do të fillojë emisioni veror, “NATË VERE”, në T7, nën moderimin e Ajda Shukriut dhe Andi Artanit.

Lexo Edhe:

Një ekip i jashtëzakonshëm i T7 është gati për t’iu sjellë freski dhe argëtim në ekranet tuaja në këto ditë të nxehta vere.

“Natë vere” do të jetë me ju nga ora 21:00 deri në orën 22:30.

Përgjatë këtij emisioni do të sjellim intervista interesante e mysafirë të veçantë. E, po ashtu, do të ketë edhe rubrika që prekin fusha të ndryshme.

Pjesë e këtij emisioni veror to do të jetë një talent show për vokal, ku me ju do të jenë Adea Pula dhe Genc Salihu, të cilët do të zgjedhin një talent nga qindra të tillë që kanë aplikuar.

Shumë fytyra publike do t’i shihni në një sfidë me këngë, siç nuk i keni parë asnjëherë më parë.

“N’trend” me gazetaren Vjosa Haxhiaj, do të jetë rubrika që do t’ju japë këshilla në lidhje me trendet kryesore të këtij viti lidhur me veshjen e pamjen tuaj.

Rrëfime të padëgjuara e kronika ekskluzive do të vijnë nga gazetarët Gelina Maloku, Egzona Shahini e Liridon Spahiu. Të njëjtit do të paraqiten me lidhje direkte nga ngjarje e momente të ndryshme.

Butrint Pasjaqa do të jetë me ju së bashku me këngëtarët më të kërkuar, për të sjellë plot befasi.

Ndërkaq, Shkodran Hoti, vjen me rubrikën e rrjeteve sociale, ku bashkë me mysafirët e moderatorët do t’i komentojnë zhvillimet nga bota virtuale.

As në këtë verë nuk keni arsye për ta ndërruar kanalin. Ajda Shukriu dhe Andi Artani do ta zbukurojnë çdo natë të kësaj vere me “NATË VERE”, nga e hëna deri të premten, prej orës 21:00 deri më 22:30.

Me T7, kjo do të jetë një verë me plot kënaqësi e argëtim.

Shijojeni promon në linkun e mëposhtëm e keni durim deri të hënën!

Shihemi së shpejti!