Në sallën e gjyqit në Gjykatën Speciale në rastin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi të hënën, më 22 shator, pritet të nisë dëshminë dëshmitari i tretë me radhë.
Mbrojtja e ish-presidentit Thaçi këtë herë e ka thirrur një britanik që të dëshmojë, raporton Klankosova.tv.
Seanca në gjykatoren e Gjykatës Speciale nis nga ora 09:00. Mbrojtja e Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së ka thirrur gjithsej 11 dëshmitarë përpara Dhomave të Specializuara në Hagë, të cilët do të paraqiten gjatë javëve në vijim.