Ta hamë apo jo mëngjesin? - Gazeta Express
string(33) "te-hame-apo-mos-te-hame-mengjesin"

Gazeta Express

11/03/2020 16:53

Ta hamë apo jo mëngjesin?

Gazeta Express

11/03/2020 16:53

A është ende mëngjesi vakti më i rëndësishëm i ditës? Kjo çështje kohëve të fundit nuk ka një përgjigje definitive. Për shkak se studime të ndryshme kanë dhënë rezultate të ndryshme.

Deri tani na është rekomanduar, që vakti i mëngjesit në asnjë mënyrë të mos shmanget. Sipas të dhënave, mëngjesi i duhur e stimulon energjinë, e kontrollon dëshirat për sheqer si dhe e përmirëson fokusimin dhe performancën psikike.

Lexo Edhe:

Një studim i fundit, i cili i ka analizuar 13 studime të mëparshme mbi efektin që vakti i mëngjesit ka në humbjen e peshës, ka sugjeruar që “varësia” për ta ngrënë mëngjesin çdo ditë, nuk është një strategji e duhur për të humbur peshë.

Gjithsesi studimet e mëparshme kanë treguar se marrja e kalorive në mëngjes, është më e shëndetshme pasiqë përshtatet me orën tonë të organizmit, i cili ka një ndikim edhe në metabolizëm dhe e ulë rrezikun e shtimit në peshë, në krahasim me marrjen e kalorive gjatë pasdites.

Deri në studimet e ardhshme, shkencëtarët sugjerojnë që nëse hani mëngjes, të përdorni produkte të shëndetshme dhe me porcione të vogla. /Express