Të gjithë të zënë me zgjedhjen e Presidentit, Dimal Basha tregon se është meritor për sanimin e gropës në Urën e Dollcit - Gazeta Express
string(119) "te-gjithe-te-zene-me-zgjedhjen-e-presidentit-dimal-basha-tregon-se-eshte-meritor-per-sanimin-e-gropes-ne-uren-e-dollcit"

Ballina

Gazeta Express

05/03/2026 14:21

Të gjithë të zënë me zgjedhjen e Presidentit, Dimal Basha tregon se është meritor për sanimin e gropës në Urën e Dollcit

Ballina

Gazeta Express

05/03/2026 14:21

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka bërë njoftim në profilin e tij në ‘facebook’ për sanimin e Urës së Dollcit e cila kishte pësuar një dëmtim.

Basha ka thënë se ky problem është sanuar në afat të shkurtër, për të garantuar siguri për qarkullimin e automjeteve.

“Pas njoftimit për dëmtimet e konstatuara në Urën e Dollcit, në kuadër të zgjerimit të Rrugës Nacionale N9, kam kërkuar angazhim të menjëhershëm për vlerësim dhe ndërhyrje të shpejtë në terren.

Në afat të shkurtër janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme teknike për sanimin e dëmtimeve, duke garantuar tani siguri të plotë për qarkullimin e automjeteve.

Punimet kanë përfunduar sot dhe ura tashmë është e gatshme për hapje. Trafiku në aksin Prishtinë–Pejë dhe anasjelltas mund të zhvillohet normalisht, dhe shfrytëzoj rastin t’i falenderoj qytetarët për mirëkuptimin, si dhe administratën e punëtorët për punën efektive”, ka shkruar Basha.

Advertisement
Advertisement
Advertisement