Të gjithë negativ te Gjilani për COVID-19 - Gazeta Express
string(41) "te-gjithe-negativ-te-gjilani-per-covid-19"

Të gjithë negativ te Gjilani për COVID-19

Gazeta Express

22/05/2020 21:54

S’ka asnjë të infektuar me COVID-19 te klubi i Gjilanit.

Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të SC Gjilani, ku shkruan se testet për COVID-19 kanë rezultuar negativ për lojtarët dhe gjithë stafin e klubit, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Skuadra merr kështu konfirmimin për t’i vijuar seancat stërvitore në prag të rifillimit të edicionit 2019/20.

KOMUNIKATË PËR SHTYP

SC Gjilani njofton opinionin se ka përfunduar me suksese testet për ‘COVID-19’.

Futbollistët, stafi teknik dhe personeli i klubit janë nënshtruar testeve në mëngjesin e së premtës në Institutin e Shëndetit Publik në Gjilan, me ç’rast të gjithë kanë rezultuar negative.

Skuadra merr kështu konfirmimin për t’i vijuar seancat stërvitore në prag të rifillimit të edicionit 2019/20.

Gjithashtu, Sport Club “Gjilani” u bën thirrje që të tregoheni të kujdesshëm dhe të rrespektoni rregullat e vëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.

Zyra për shtyp,
Gjilan, 22 maj