Të gjithë në pritje të Kushtetueses, ambasadori italian shkon e takon kryetarin: Shkëmbim i frytshëm për zhvillimet e fundit - Gazeta Express
string(122) "te-gjithe-ne-pritje-te-kushtetueses-ambasadori-italian-shkon-e-takon-kryetarin-shkembim-i-frytshem-per-zhvillimet-e-fundit"

Lajme

Gazeta Express

19/06/2025 11:57

Të gjithë në pritje të Kushtetueses, ambasadori italian shkon e takon kryetarin: Shkëmbim i frytshëm për zhvillimet e fundit

Lajme

Gazeta Express

19/06/2025 11:57

Ambsadori i Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini, ka takuar sot kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Nexhmi Rexhepi, takim në të cilin ata kanë pasur një ‘‘shkëmbim të frytshëm mbi zhvillimet e fundit’’, shkruan Gazeta Express.

Në njoftimin e ambasadës italiane njoftohet edhe se ambasadori Antonini dhe kryetari Rexhepi kanë theksuar bashkëpunimin e ‘‘shkëlqyer me Italinë’’, veçanërisht në fushën e shkëmbimit të ekspertizës juridike dhe praktikës kushtetuese.

‘‘Ambasadori Antonini u takua me z. Nexhmi Rexhepi, Kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, për një shkëmbim të frytshëm mbi zhvillimet e fundit. Ata theksuan gjithashtu bashkëpunimin e shkëlqyer me Italinë, veçanërisht në fushën e shkëmbimit të ekspertizës juridike dhe praktikës kushtetuese’’, thuhet në postim.

Ndryshe, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me përkrahjen e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, e ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetushmërisë së propozimit për formimin e Komisionit për Votim të Fshehtë për Zgjedhjen e Kryeparlamentarit të Kosovës.

Për këtë çështje, para disa javësh, Gazeta Express ka dërguar pyetje, për të cilën Kushtetuesja ka thënë se është ende në shqyrtim.

‘‘Kjo lëndë është ende duke u shqyrtuar. Për vendimmarrjen e Gjykatës do të njoftohen me kohë të gjitha palët e interesit dhe opinioni’’, është thënë nga Kushtetuesja.

Vendimi lidhur me çështjen në fjalë, nga Kushtetuesja ende s’është marr. /GazetaExpress