Të gjithë gazetarët dhe fotoreporterët vijnë në Shqipëri për gjakmarrjen ose për burrneshat - Gazeta Express
string(91) "te-gjithe-gazetaret-dhe-fotoreporteret-vijne-ne-shqiperi-per-gjakmarrjen-ose-per-burrneshat"

Arte

Gazeta Express

14/09/2022 15:19

Të gjithë gazetarët dhe fotoreporterët vijnë në Shqipëri për gjakmarrjen ose për burrneshat

Arte

Gazeta Express

14/09/2022 15:19

Një ekspozitë personale e fotografes Jutta Benzenberg është hapur në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, në Shqipëri. Ekspozita e cila mban titullin “Biografi shqiptare: Nga tani më 1991” është kuruar nga Kim Knoppers dhe flet në përgjithësi për gratë burrnesha të cilat gjenden diku në viset malësore të Shqipërisë.

Mbi ekspozitën:

Qamile (2009)

Të gjithë gazetarët e huaj dhe fotoreporterët vijnë në Shqipëri së pari për të fotografuar gjakmarrjen e së dyti, për burrneshat. Nuk kam dashur të përqëndrohem në këto subjekte sepse më dukej një tematikë disi e kollajtë dhe shumë e trajtuar tashmë. Ka kaq shumë për të bërë në Shqipëri. Sidoqoftë, mbasi kam jetuar dhe punuar këtu për kaq shumë kohë, mendova se ishte e nevojshme t’i bëj pjesë të punës sime sepse janë subjekte të rëndësishëm.

Mendoja se i quanin ‘virgjëresha të përbetura’ ngaqë jetonin në Veri, por burrnesha që takova, jetonte në Tiranë. Kishte jetuar për 70 vite si burrë dhe e kishte vendosur që në moshën 10 vjeçare. Pasi e fotografova, i kërkova të ndërronim rolet. Kur ta shkrepja, do të ishte grua, por do të rikthehej burrë sapo ta hiqja aparatin fotografik nga dora.

/Gazeta Express