Të gjithë ata që kanë vuajtur nga aknet në fytyrë, janë me fat - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

10/02/2020 7:26

Me i fundit

Të gjithë ata që kanë vuajtur nga aknet në fytyrë, janë me fat

Ballina

Gazeta Express

10/02/2020 7:26

Ja disa lajme të mira për të gjithë ata që vuajnë nga aknet

Sipas studimeve të reja të publikuara në “Journal of Investigative Dermatology”, të gjithë njerëzit që kanë pasur akne në fytyrë plaken më ngadalë se njerëzit me fytyrë të pastë.

Studiuesit e kolegjit “King” në Londër kanë zbuluar se “njerëzit që kanë vuajtur në një periudhë të jetës nga aknet, janë me fat, sepse lëkura e tyre krijon rrudha më vonë se të tjerët. Kjo edhe për arsye se yndyra që krijon fytyra e tyre është mbrojtëse e mirë e lëkurës.

Sipas studiuesve, këta njerëz mund të kenë telomere më të gjata në qelizat e bardha të gjakut. Kjo do të thotë se qelizat e tyre mund të mbrohen më mirë kundër plakjes.”

Telomeret janë pjesë me sekuenca të përsëritura nukleotidesh në pjesën e fundit të çdo kromatidi, i cili mbron pjesën e fundit të kromozomit nga shkatërrimi ose bashkimi me kromatidet fqinje. Ndryshe, telomeret njihen si nukleotidet mbrojtëse që gjenden në fund të kromozomeve.

Konkretisht, studimi u mbështet në 1,205 femra binjake, një e katërta e të cilave kishin vuajtur në periudha të ndryshme të jetës nga aknet.

Pasi u kontrolluan qelizat e bardha të gjakut dhe mostrat e lëkurës, u vu re se të gjitha ato që kishin pasur akne, kishin “kapela” të gjata mbrojtëse në thellësi të kromozomeve.

Ҫfarë do të thotë kjo?

Studimet e mëparshme kanë treguar se njerëzit me telomere plaken më ngadalë se të tjerët dhe ky studim tregoi se njerëzit që kanë vuajtur nga puçrrat kanë, në mënyrë të konsiderueshme, telomere më të gjata se pjesa tjetër e njerëzve që kanë pasur fytyrë të pastër.

OK, ndoshta të gjitha mëngjeset në të cilat ke qarë për aknet në fytyrë e paskan pasur një të mirë në fund. Plakja do të vijë më ngadalë…