Të gjitha takimet e politikanëve të Kosovës me zyrtarë serbë që kanë nxitur reagime të VV’së në të kaluarën - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

08/12/2019 20:29

Të gjitha takimet e politikanëve të Kosovës me zyrtarë serbë që kanë nxitur reagime të VV’së në të kaluarën

Ballina

Gazeta Express

08/12/2019 20:29

Takimi i anëtarit të VV’së, Xhelal Sveçla, me drejtorin e zyrës për Kosovën në Beograd, Marko Gjuriq, në Tiranë është përfolur shumë. Fotografinë të cilën e publikoi Gazeta Express shihej Svecla me Gjuriqin në një restoran në kryeqytetin shqiptar, pas një konference që u mbajt atje. Por, cilat janë ato takime të politikanëve të Kosovës me zyrtarë serbë që kanë ngjallur reagime të VV’së në të kaluarën.

Gazeta Express

Fotografia e publikuar mbrëmë nga Gazeta Express ku shihen Sveçla dhe Gjuriq në një takim ka ngjallur reagime të shumta.

Vetëvendosje, si kundërshtare e kahmotshme e takimeve të liderëve shqiptarë me eksponentë të Serbisë, që nuk pranojnë krimet e kryera mbi popullatën në Kosovë, e ka gjetur veten në anën e kundërt të reagimeve.

Nga ana e VV’së ka sqaruar në një konferencë ndërkombëtare të organizuar nga ambasada gjermane. Po ashtu ata kanë premtuar gjatë fushatës zgjedhore se me serbët ulen në tavolinë, mirëpo me një qasje tjetër nga ajo e liderëve të mëparshëm. Duhet të ceket se arritja e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është ligjërisht e obligueshme nga ana e BE’së, dhe po ashtu për arritjen e kësaj marrëveshje angazhohet edhe SHBA’ja.

Por cilat janë ato takime të politikanëve të Kosovës me zyrtarë serbë që kanë ngjallur reagime të VV’së në të kaluarën.

Një nga më të përfolurit ishte takimi e ish-zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, me Ivica Daciq.

Një selfie e Selimit së bashku me Dacicin, ku është edhe djali i vogël i këtij të parit, Rrok Trimi, ngjalli reagime të paprecendentë. Kjo për faktin se Ivica Dacic ishte ish-pjesëtar i administratës së Sllobodan Milloshevicit gjatë kohës kur kryheshin krime të mëdha ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Selimi u hodh me vezë nga aktivistë të VV’së në Kosovë, për këtë takim dhe për disa arsye tjera.

Pas tij, po atë ditë të njëjtin fat e kishte edhe anëtari i LDK’së, Arban Abrashi. Aksioni i Vetëvendosjes ndaj Abrashit është ‘arsyetuar’ me një fotografi të cilën ai e ka bërë bashkë me kryetarin e Leposaviqit, Dragan Jablanoviq, në zyrën e këtij të fundit, në mur të së cilës është vendosur një stemë shtetit të Serbisë.

Daciqi, në Serbinë e kësaj dekade, do të njihet si lobisti kundër pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimit të saj në organizata ndërkombëtare.

Pas kësaj ishte takimi i Isa Mustafes, gjatë kohës kur ishte kryeministër, me Aleksandër Vuciqin. Në këto takime ishte i pranishëm edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa dhe atij të Serbisë Aleksandër Vuçiç, në zyrat e BE-së në Bruksel, përfundoi me nënshkrimin e marrëveshjes për drejtësi. Sipas ndërmjetësueses së BE-së Federica Mogherini marrëveshja është arritur pas rreth 4 orë bisedime.

Mustafa pastaj nënshkroi edhe marrëveshjen për Asosacionin e Komunave Serbe. E kjo marrëveshje bëri që VV të e quaj Mustafën “argat të Serbisë”. Edhe Mustafa u hodh me ve gjatë një fjalimi në foltoren e Kuvendit të Kosovës.

Presidenti Thaçi në anën tjetër është takuar me Vuciqin disa herë zyrtarisht, e jo rrallëherë është raportuar e është aluduar se dyshja kanë pasur disa takime të fshehura, në kohën kur të dy po lobonin për idenë e ndryshimit të kufijve.

Pacolli u takua ndërkohë me kryeministren serbe, Anna Brnabiq, në selinë e OKB’së në Nju Jork. Pacolli dhe delegacioni kosovar nuk ishin të ftuar në këtë takim.

Ndërsa përgjigja e kryeministres serbe, se po të kishte qenë ftesa në dorë të saj, do të ishte ndryshe. “Po të ishte nga unë…”, ka qenë përgjigja e Brnabic.

Megjithatë, Pacolli këtë bisedë jo të këndshme, është munduar ta mbyllë me mirësjellje, duke u thënë gazetarëve serbë, se “Brnabic është një zonjë e respektuar”.

Pacolli i ndaloi hyrjen në Kosovë Bërnaqbiqit me vonë pas komentit të saj që tha se shqiptarët janë njerëz të ardhur nga mali.

Pacolli ishte takuar me Ivica Dacicin në Samitin e Poznanit. Nga aty Pacolli thotë se Dacici është pro vendimit që Kosovës të i hiqen vizat.

”Edhe Ivica Daçiq në ekspozimin e tij e përmend dy herë se Kosova duhet ta marrë liberalizimin e vizave. Ai ka një zbutje edhe nga e Beogradit që më lë të kuptojë se pas tentimeve barbare të ditëve të fundit e ka kuptuar se të gjitha inskenimet dhe veprimet që ka bërë nuk qëndrojnë dhe duhet t’i kthehet normalitetit dhe normaliteti është akcetipimi i realitetit se Kosova është e pavarur”, kishte thënë Pacolli.

Ndërkohë Svecla i kishte kritikuar takimet e ish-ministrit të jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, me përfaqësues të Odës Ekonomike të Serbisë. /Express/