“Të gjitha objektivat janë neutralizuar në Iran”- Konferenca e Trump dhe Merz: Do të ndërpresim të gjitha marrëdhëniet tregtare me Spanjën! - Gazeta Express
string(134) "te-gjitha-objektivat-jane-neutralizuar-ne-iran-konferenca-e-trump-dhe-merz-do-te-nderpresim-te-gjitha-marredheniet-tregtare-me-spanjen"

Lajme

Gazeta Express

03/03/2026 18:32

“Të gjitha objektivat janë neutralizuar në Iran”- Konferenca e Trump dhe Merz: Do të ndërpresim të gjitha marrëdhëniet tregtare me Spanjën!

Lajme

Gazeta Express

03/03/2026 18:32

Presidenti i SHBA, Donald Trump gjatë konferencës me kancelarin gjerman Friedrich Merz, ka dhënë një sërë deklaratash të forta lidhur me situatën në Iran dhe qëndrimet e vendeve aleate, ndërsa ushtria amerikane ka goditur mbi 1,700 objekte në territorin iranian.

Trump tha se nuk kishte një plan evakuimi për ambasadat amerikane, pasi zhvillimet “ndodhën shumë shpejt”. Ai kritikoi gjithashtu qëndrimin e Britanisë së Madhe, ndërsa lavdëroi Gjermaninë për mbështetjen e saj.

Në një paralajmërim të paprecedent, Trump njoftoi se ka urdhëruar ministrin e Financave, Scott Bessent, të ndërpresë të gjitha marrëdhëniet tregtare me Spanjën, për shkak të refuzimit të saj për të lejuar përdorimin e bazave për operacione kundër Iranit. “Do të ndërpresim të gjitha marrëdhëniet tregtare me Spanjën”, theksoi ai.

Presidenti amerikan theksoi gjithashtu se “të gjitha objektivat janë neutralizuar në Iran” dhe se SHBA po shkon shumë mirë në operacionet e saj, ndërkohë që vazhdojnë sulmet ndaj pozitave të reja të udhëheqjes iraniane. Ai shtoi se shumë zyrtarë në Iran kërkojnë amnisti dhe paralajmëroi për rrezikun më të madh: “Të godasim Iranin dhe dikush tjetër të marrë pushtetin, po aq i keq sa i pari”.

Trump dhe kancelari gjerman, Friedrich Merz, do të diskutojnë gjithashtu për Iranin dhe për mundësitë e “marrëveshjeve të mëdha tregtare” që lidhen me rajonin.

Sipas Qendrës së Komandës Qendrore të SHBA, sulmet ndaj Iranit që nisën të shtunën kanë synuar anije të marinës, nëndetëse, baza raketash kundër anijeve dhe qendra komandimi dhe kontrolli. /Panorama

Advertisement
Advertisement
Advertisement