Të gjitha momentet kur Dafina flirton me kolege në klipet e saj - Gazeta Express
string(63) "te-gjitha-momentet-kur-dafina-flirton-me-kolege-ne-klipet-e-saj"

Yjet

Gazeta Express

07/06/2022 23:56

Të gjitha momentet kur Dafina flirton me kolege në klipet e saj

Yjet

Gazeta Express

07/06/2022 23:56

Këngëtarja Dafina Zeqiri është njëra prej këngëtarëve më aktive këto vite me këngë të reja. Por, që nga viti 2019, këngëtarja ka realizuar tre videoklipe bashkëpunime me këngëtare të njohura. E kishte nisur me Tayna në klipin Bye Bye, e kishte vazhduar me Arilena Ara-n në “Thirr Policinë” dhe skena të tilla duket se do të shohim edhe të klipi i ri me këngëtaren Kida, “Luje Belin” që do ta lansohet nesër

Videoklipet e Dafina Zeqirit pothuajse çdo herë kanë qenë të veçantë, por ajo çka i bën të veçantë ata janë atëherë kur ajo i realizon në duet me ndonjë repere apo këngëtare.

Lexo Edhe:

Kënga “Bye Bye” është njëra prej këngëve ku Dafina ishte ftuar të këndonte nga reperja Tayna, këngë e cila ka arritur më shumë se 71 milionë klikime në youtube.

Por, kënga kishte bërë aq bujë saqë atë e kishte komentuar edhe Rita Ora.

“A mund të them pse ne vajzat kosovare jemi kaq mahnitëse! E dua vendlindjen! Dhe kënaqem kur shoh gra që marrin kontrollin dhe janë vetvetja e inspirojnë. Faleminderit vajza që përfaqësoni lirinë dhe po u tregoni vajzave se është në rregull të jesh e lirë dhe seksi në të njëjtën kohë”, ka shkruar Rita Ora në Instagram.

Por, gjatë videoklipit nuk mungojnë momentet flirtuese të Dafinës me Taynan dhe anasjelltas.

Kënga komentohet shumë dhe arrin të një audiencë e gjerë edhe për këto momente flirti që shihen në klip.

Por Dafina nuk do të ndalej me një bashkëpunim.

Ajo do të pranonte të shkonte edhe në një ftesë që ia kishte bërë Arilena Ara për këngën “Thirr policinë”, këngë kjo e realizuara para nëntë muajve dhe që ka më shumë se 3.6 milionë klikime në youtube.

Vajzat shihen disa herë në momente flirti, madje disa herë edhe duke shkëmbyer skena të nxehta.

Momente flirti të Dafinës kemi edhe në këngën “Murder on the Dancefloor”, ku këngëtarja shfaqet me modelen dhe aktoren Arta Nitaj, këngë kjo e realizuar në fund të vitit të kaluar dhe që ka më shumë se 16.9 milionë klikime në youtube.

E tani duket se Dafina do të sjell edhe një këngë tjetër ku do të na sjellë momente të tilla flirti me vajza.

Bëhet fjalë për këngën “Luje Belin” që pritet të lansohet në mesnatën e ditës së nesërme.

Kjo shihet në disa fotografi kur Dafina shfaqet në poza flirtuese në Instagram me këngëtaren Kida. /GazetaExpress/