‘‘Të fala nga T7’’- Tradita vazhdon, T7 vjen me program festiv të jashtëzakonshëm më 31 dhjetor - Gazeta Express
string(89) "te-fala-nga-t7-tradita-vazhdon-t7-vjen-me-program-festiv-te-jashtezakonshem-me-31-dhjetor"

Lajme

Gazeta Express

27/12/2021 14:03

‘‘Të fala nga T7’’- Tradita vazhdon, T7 vjen me program festiv të jashtëzakonshëm më 31 dhjetor

Lajme

Gazeta Express

27/12/2021 14:03

Siç është bërë traditë tashmë 31 dhjetori në T7 është i rezervuar për mbrëmje festive dhe program të jashtëzakonshëm e unik.

Nën autorësinë dhe moderimin e aktorit të njohur Fatmir Spahiu, familja e madhe e T7 vjen në familjet e çdo shqiptari për festuar bashkë ndërrimin e moteve me shumë humor e muzikë të mirë.

Lexo Edhe:

Me një orkestër fantastike dhe gjithçka live të drejtuar nga Valon Gashi, emrat më të mëdhenj të muzikës shqiptare nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, rikthejnë disa nga hitet e njohura të muzikës shqiptare.

Fillohet me korin e fëmijëve ‘’Okarina’’ dhe zërin e ëmbël të vogëlushëve për të vazhduar festën e madhe me Shkurte Fejza, Bujar Qamili, Elita 5, Dani, Linda Hakaj, Nikoll Nikprelaj, Malësori, Naser Berisha, Valon Shehu, Asim Gashi, Denik Prizreni, Edona Reshitaj, Faton Isufi, Erolld Belegu, Salushi, Kastriot Grajçevci e shumë të tjerë.

Në këtë festë familjare padyshim nuk mungojnë skeçet humoristike nga aktorët e njohur Fatmir Spahiu, Lulzim Bucolli, Imellda Musiç dhe Flaka Latifi.

Komentet epike të analistëve më të përfolur të vitit, Valon Syla dhe Imer Mushkolaj janë ajka e kësaj nate.

‘’Të fala nga T7’’, shihemi më 31 dhjetor…