“Çlirimtarët tanë edhe sot ishin optimistë, të fortë e plotë besim”, kështu ka thënë Betim Gjoshi nga PDK-ja i cili vizitoi ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen nga Gjykata Speciale.
Gjoshi ka thënë që kjo është gjykata e vetme të botë ku gjykohen ata që luftuan për liri.
Ai ka thënë se çlirimtarët kanë bërë të fala për popullin e Kosovës.
“Nuk ka vend në botë ku liria të jetë faj. Të fala nga çlirimtarët tanë. Ata nuk janë vetëm dhe kurrë nuk do të jenë”, ka thënë Gjoshi. /Gazeta Express