Të dielën takimi i radhës për Ukrainën në Arabinë Saudite, i dërguari i Trump: Shpresoj që Kyivi ta pranojë marrëveshjen - Gazeta Express
string(118) "te-dielen-takimi-i-radhes-per-ukrainen-ne-arabine-saudite-i-derguari-i-trump-shpresoj-qe-kyivi-ta-pranoje-marreveshjen"

Lajme

Gazeta Express

19/03/2025 9:47

Të dielën takimi i radhës për Ukrainën në Arabinë Saudite, i dërguari i Trump: Shpresoj që Kyivi ta pranojë marrëveshjen

Lajme

Gazeta Express

19/03/2025 9:47

Negociatat për një armëpushim në Ukrainë “do të nisin të dielën në Jeddah”, tha të martën i dërguari i posaçëm presidencial i SHBA-së, Steve Witkoff, pas një telefonate midis Presidentit të SHBA Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin.

Për sa i përket armëpushimit të kufizuar, që ka të bëjë me infrastrukturën energjitike, dhe ndërprerjen e armiqësive në Detin e Zi , “besoj se rusët i kanë pranuar të dyja këto pika”, tha ai.

“Unë kam shpresë që ukrainasit do t’i pranojnë” tha Witkoff për Fox News.

Dy liderët thuhet se ranë dakord për një armëpushim të kufizuar në infrastrukturën energjetike. Megjithatë, Witkoff tha se ka të bëjë me “energjinë dhe infrastrukturën në përgjithësi”.

Witkoff sqaroi gjithashtu se delegacioni amerikan në Arabinë Saudite do të udhëhiqet nga Sekretari Amerikan i Shtetit Marco Rubio dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Mike Walz , por nuk specifikoi se cilët do të jenë bashkëbiseduesit e tyre.

Advertisement
Advertisement
Advertisement