Të dielën nuk falet Bajrami nëpër xhami, qëndroni në shtëpi - Gazeta Express
string(58) "te-dielen-nuk-falet-bajrami-neper-xhami-qendroni-ne-shtepi"

Të dielën nuk falet Bajrami nëpër xhami, qëndroni në shtëpi

Gazeta Express

23/05/2020 21:00

Po e pastron oborrin e xhamisë së madhe Sulltan Mehmet Fatih në Prishtinë. Këtu shihen vetëm mirëmbajtësit, kujdestarët e imami i xhamisë.

E derisa kjo xhami ka qëndruar e mbyllur tash e 3 muaj, ezani nuk është ndalur për asnjë ditë.

Lexo Edhe:

Por një ditë para Fiter Bajramit, drejt kësaj xhamie ia mësyen disa qytetarë të cilët dhanë sadakanë.

E zbrazët xhamia dukej edhe brenda.

Njejtë do të jetë edhe të dielën, në ditën kur do të festohet Fitër Bajrami.

Zëvendëskryeimami i Prishtinës, Idriz Xhigoli ka thënë që kësaj herë për shkak të situatës me pandemi namazi i Fitër Bajramit nuk do të falet.

Xhigoli tutje i bën apel të gjithë besimtarëve myslimanë që në ditën e bajramit t’i evitojnë daljet e të respektojnë rekomandimet e autoriteteve.

Hoxha tutje tregon se a mund ta falin bajramin besimtarët në shtëpitë e tyre.

Të njëjtën porosi për besimtarët myslimanë e japin edhe në Ministrinë e Shëndetësisë.  Sipas tyre nuk do të ketë masa të reja në këtë festë.

Ndërkohë, qytetarët e vendit po thonë se do t’i respektojnë masat e nxjerra nga Ministria e shëndetësisë. Të njëjtit këtë bajram do ta festojnë vetëm me ata që jetojnë.

Mirëpo, një numër i madh i qytetarëve është parë duke u furnizuar me produkte ushqimore në tregjet në kryeqytet.

E grumbulli i madh i tyre, nuk ngjason me situatën pandemike që po ekalon Kosova.