Të dielën ndeshje kontrolluese mes Kosovës A dhe Kosovë U-20 - Gazeta Express
string(60) "te-dielen-ndeshje-kontrolluese-mes-kosoves-a-dhe-kosove-u-20"

Sport

Gazeta Express

25/06/2022 11:16

Të dielën ndeshje kontrolluese mes Kosovës A dhe Kosovë U-20

Sport

Gazeta Express

25/06/2022 11:16

Përfaqësuesja A e Kosovës do të zhvilloj ndeshje kontrolluese me Kosova U-20 të dielën me fillim nga ora 19:30 në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Kjo ndeshje do ti shërbej të dyja ekipeve nacionale në prag të ndeshjeve të tyre ndërkombëtare, ka njoftuar Federata e Basketbollit e Kosovës.

Lexo Edhe:

Kosova A më 30 qershor si mysafire do të përballet me Danimarkën në kuadër të parakualifikimeve për FIBA Eurobasket 2025.

Kurse, Kosova U-20 është në fazën përgatitore për pjesëmarrje në FIBA U20 Kampionatin Evropian, Divizioni B që do të mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë prej 15 deri më 24 korrik. /Gazeta Express/