Të dhënat e para nga Izraeli: Me 3 doza Pfizer jeni të mbrojtur nga Omicron - Gazeta Express
string(74) "te-dhenat-e-para-nga-izraeli-me-3-doza-pfizer-jeni-te-mbrojtur-nga-omicron"

Të dhënat e para nga Izraeli: Me 3 doza Pfizer jeni të mbrojtur nga Omicron

Gazeta Express

30/11/2021 18:42

Me 3 doza të vaksinës Pfizer jeni të mbrojtur nga varianti Omicron’, këto janë të dhënat e para që na vijnë nga Izraeli në lidhje me variantin e ri të shfaqur fillimisht në Afrikën e Jugut.

Ministri izraelit i Shëndetësisë Nitzan Horoëitz deklaroi se situata është nën kontroll dhe nuk ka nevojë për panik.

Lexo Edhe:

“Situata është nën kontroll dhe nuk ka arsye për panik. Ne prisnim një variant të ri dhe jemi gati. Në ditët në vijim do të kemi informacion më të saktë për efektivitetin e vaksinës, por indikacionet e para tregojnë se ata që kanë një dozë të tretë janë me shumë të mbrojtur nga ky variant”, shpjegoi ai cituar nga “Times of Israel”.

Ndërkohë qeveria britanike synon të sigurojë dozën e tretë të vaksinës Covid për të gjithë popullsinë e rritur deri në fund të janarit. Boris Johnson e tha këtë, duke treguar vaksinat si arma thelbësore për të përmbajtur variantin Omicron.

Ndërsa Gjermania po përgatitet të diskutojë në Parlament detyrimin e vaksinimit të përgjithshëm ndaj Covid dhe po shkon drejt një bllokimi për të pavaksinuarit.

Edhe Bashkimi Europian është gati të përballet me variantin Omicron të koronavirusit. Pohimi erdhi nga Agjencia Europiane e Barnave. Duke folur në Parlamentin Europian, drejtoresha ekzekutive e EMA-s, Emer Cooke, tha se planet e emergjencës janë gati, pasi vaksinat janë mjeti kryesor kundër variantit të ri të koronavirusit, Omicron.