Të dhënat e fundit tregojnë që këta telefona kanë kamerën më të mirë
AutoTech
Gazeta Express
18/10/2022 21:49
Edhe pse DxOMark kohëve të fundit ka humbur
dukshëm popullaritetin, akoma është interesant të shihni videot që tregojnë se
cilët janë telefonat më të mirë gjatë testimeve të bëra.
DxOMark së fundmi ka realizuar një testim të
kamerës së telefonit Google Pixel 7 Pro, dhe gjykuar nga çmimi – kemi “mbretin”
e ri në këtë fushë.
Google Pixel 7 Pro ka marrë vlerësimin më të
lartë në fushën e kamerës nga ana e DxOMark. Ky telefon ka marrë këtë vlerësim
ngjashëm me atë të telefonit Honor Magic 4 Ultimate, që deri më tani ka ruajtur
vendin e parë, por që tani e ndalë me telefonin Pixel 7 Pro.
iPhone 14 Pro ka një pikë më pakë dhe gjendet
në vendin e tretë. E bazuar në këtë vlerësim, Pixel 7 Pro ka sjellë përmirësim
të dukshëm në raport me Pixel 6 Pro, si në softuer ashtu dhe në fotografi dhe
video.
Thuhet se kamerat e këtij telefoni sjellin kontrast të madh, riprodhim fantastik të ngjyrës së lëkurë si dhe ka precizitet të paparë.