Të dhënat e fundit nga KQZ: Në Prishtinë, Mitrovicë e Gjilan votuan më shumë, më pak në Prizren, Pejë e Gjakovë - Gazeta Express
string(109) "te-dhenat-e-fundit-nga-kqz-ne-prishtine-mitrovice-e-gjilan-votuan-me-shume-me-pak-ne-prizren-peje-e-gjakove-1"

Lajme

Gazeta Express

09/11/2025 16:48

Të dhënat e fundit nga KQZ: Në Prishtinë, Mitrovicë e Gjilan votuan më shumë, më pak në Prizren, Pejë e Gjakovë

Lajme

Gazeta Express

09/11/2025 16:48

Në Prishtinë kanë votuar 27,37% deri në orëbn 15:00. Gjithsej 60,874 votues kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre në kryeqytet, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në Mitrovicën e Jugut, pjesëmarrja në zgjedhje mbetet me përqindje pothuajse të njëjtë si në kryeqytet. Deri në 15:00 atje kanë votuar 27,31%.

Në Gjilan, 22,51% ishte dalja deri në 15:00.

Më pak dalje në zgjedhje ka pasur në komunat në kahun tjetër të vendit. Në Prizren deri në 15:00 kanë votuar 16,44%, në Gjakovë 17,24%, ndërsa në Pejë 18,64%.

Mamusha mbetet komuna që ndër ato në të cilat po votohet sot, ka shënuar pjesëmarrjen më të madhe në votim deri në orën 15:00. Në komunën e vogël në veri të Prizrenit kanë votuar 56,71%.

Rahoveci, komuna në jug-perëndim të vendit, është ajo që sipas të dhënave të fundit, ka shënuar daljen më të ulët në zgjedhje deri në 15:00. Atje kanë votuar 15,91% e qytetarëve.