Më 13 mars të vitit 2026, si përgjigje të pyetjes së një gazetari kryeministri Hristijan Mickoski tha se në vitin kaluar, atë 2025, “si ekonomi e Maqedonisë kemi regjistruar rritje të Prodhimit të Brendshëm Bruto, gjë që na vendos në mesin e pesë vendeve të para në Evropë”, përcjell Gazeta Express nga Meta.mk.
Më pas ai shpjegoi se ka gjasa që edhe të përqeshet në mediat sociale nga, siç tha ai, “botet e opozitës”, por e mbështeti pretendimin e tij duke thënë se këto ishin shifra nga Eurostat, Byroja Zyrtare Evropiane e Statistikave me seli në Luksemburg.
“Dhe tani do ta them përsëri, botet e opozitës mund të më përqeshin në rrjetet sociale, por këto janë numra dhe fakte të publikuara nga Eurostat. Vitin e kaluar 2024, për shkak të gjysmës së dytë të mirë, ishim në dhjetëshen e parë, këtë vit jemi në pesëshen e parë. Ndërsa për këtë vit, 2026, nëse viti shkon kështu siç ka filluar, nuk do të habitem nëse do të ishim edhe në treshen e parë”, tha Mickoski.
Por nëse i shikoni të dhënat statistikore të Eurostat-it dhe i analizoni pak, do e shihni se e vërteta është pak më ndryshe.
Sipas të dhënave të Eurostat-it, krahasuar me vendet evropiane e jo vetëm me vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Maqedonia nuk është në vendin e pestë, por në vendin e gjashtë për sa i përket rritjes së PBB-së në vitin 2025. Duhet theksuar se vendi i parë në këtë listë, Irlanda, vitin e kaluar ka regjistruar një rritje prej 12,3 përqind krahasuar me vitin paraprak, atë 2024. Të gjitha vendet e tjera në top listën e 10 vendeve me rritjen më të lartë të PBB-së në vitin 2025 kanë regjistruar një rritje prej 4 përqind ose më pak krahasuar me vitin paraprak. Por, në të dhënat e Eurostat-it theksohet se rritja e ekonomisë në Maqedoni është një vlerësim, e jo një e dhënë e konfirmuar.
Sigurisht, me mend është që të kihet parasysh se 3,5 përqind për ekonominë në Maqedoni dhe 3,5 përqind për ekonominë në Turqi përfaqësojnë diçka krejtësisht ndryshe. Kështu, për shembull, sipas të dhënave të Eurostat, ekonomia në Maqedoni u rrit për 335 milionë euro në vitin 2025 sipas çmimeve të tregut. Ekonomia turke, nga ana tjetër, u rrit për 3,6 përqind, ose 45 miliardë euro sipas çmimeve të tregut. Vetëm sa për krahasim, rritja prej 12,3 përqind e ekonomisë irlandeze në shifra totale arrin në 49 miliardë euro.
Në shifra absolute, nëse e marrim parasysh madhësinë e ekonomive të këtyre dhjetë vendeve me rritjen më të lartë të PBB-së në vitin 2025, Maqedonia, për fat të keq, bindshëm është në vendin e fundit sipas të dhënave të Eurostat-it të shprehura me çmimet e tregut. Sigurisht, është e vështirë të krahasohen statistikat që kanë të bëjnë me vende të tilla si Turqia me mbi 86 milionë banorë dhe Maqedonia me pak më pak se 2 milionë, prandaj ekonomistët parapëlqejnë t’i krahasojnë shifrat për Prodhimin e Brendshëm Bruto për banor.
https://datawrapper.dwcdn.net/iv60x/1/
Për fat të keq shifrat e PBB-së për banor për vitit 2025 për Maqedoninë nuk janë publikuar, por nëse i marrim parasysh ato të vitit 2024, për fat të keq edhe sipas këtij parametri, ne jemi në vendin e fundit jo vetëm në mesin e këtyre vendeve, por edhe në mesi e të gjitha vendeve në kontinentin evropian për të cilat Еurostat publikon statistika.
Sipas përllogaritjeve tona, me një normë rritjeje prej 3,5 përqind PBB-ja e Maqedonisë do të arrinte PBB-në e Irlandës, me kusht që ai të mbetej i njëjtë, për pikërisht 110,5 vjet.
tag_katrorimaqedoni_2