Të dënuarit për krime të luftës në Kosovë, Shainoviq, i jepet hapësirë në RTS, Grboviq: Simfonia e çmendurisë në Serbi s'ka të ndalur - Gazeta Express
string(128) "te-denuarit-per-krime-te-luftes-ne-kosove-shainoviq-i-jepet-hapesire-ne-rts-grboviq-simfonia-e-cmendurise-ne-serbi-ska-te-ndalur"

Lajme

Gazeta Express

26/03/2026 17:30

Të dënuarit për krime të luftës në Kosovë, Shainoviq, i jepet hapësirë në RTS, Grboviq: Simfonia e çmendurisë në Serbi s’ka të ndalur

Lajme

Gazeta Express

26/03/2026 17:30

Televizioni publik i Serbisë (RTS) përveç faktit që i shërben në orar të plotë regjimit të Aleksander Vucicit, është shndërruar edhe në televizion që promovon persona të dënuar për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve të luftës.

Bëhet fjalë për Nikolla Shainoviqin, i cili është dënuar nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës me 18 vite burg për krimet e kryera kundër popullësisë civile në Kosovë dhe për shkelje të zakoneve të luftës.

Amil Grbovic, funksionar në Mal të Zi, ka bërë një krahasim mes Shainoviqit dhe politikanit famëkeq gjerman Joachim von Ribbentrop, i cili kishte shërbyer si ministër i jashtëm i Gjermanisë naziste.

“Imagjinoni Joachim von Ribbentropin të shfaqet si i ftuar në televizionin gjerman në vitet 1970 të shekullit të kaluar, duke folur se si pushtimi i Aleatëve i njohur si “D-Day” ishte i paligjshëm, ose se si sovjetikët, të paprovokuar nga asgjë, sulmuan Berlinin në vitin 1945… kjo është e njëjta situatë”, ka shkruar Grbovic duke komentuar daljen e Shainovic në RTS.

Ai ka thënë se “Simfonia e çmendurisë në Serbi nuk ndalet”.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe analisti, Naim Leo Besiri, duke thënë se në një vend ku një kriminel lufte ftohet për të folur për bombardimet që vetë i kishte shkaktuar, s’ka shumë vend për shpresë.

“Një vend ku një kriminel lufte i dënuar është i ftuar në RTS ditën kur filluan bombardimet, të cilat ai vetë i shkaktoi, ka pak për të shpresuar”, ka shkruar ai.

Besiri ka thënë se Shainovic  ishte dënua për krime të kryera sistematikisht nga forcat e RFJ-së dhe Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovës përmes veprimeve të gjera dhe të koordinuara.

“Fshatra dhe qytete u granatuan dhe u dogjën, civilë u vranë ose u rrahën, popullsia u frikësua dhe u detyrua të largohej nga shtëpitë e tyre, prona dhe vendet fetare u plaçkitën dhe u shkatërruan, ndërsa kolona njerëzish u drejtuan me forcë drejt kufijve dhe u dëbuan nga Kosova; gjykata zbuloi se këto modele nuk ishin incidente të izoluara, por pjesë e një politike të organizuar persekutimi që përfshinte dëbime, transferime me forcë, vrasje dhe akte të tjera çnjerëzore kundër popullsisë civile”, ka shkruar Beshiri në reagimin e tij./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement